Publikuar
Ky dokument specifikon mënyrën e kualifikimit të një specifikimi paraprak të procedurës së saldimit (pWPS) nëpërmjet provave të procedurës së saldimit.
Ky dokument zbatohet për saldimin në prodhim dhe për saldimin e riparimit.
Ky dokument zbatohet për saldimin me shkrirje të çeliqeve që përfshihen në grupet 1, 2, 3 dhe 8, në përputhje me ISO 15608, në mjedis ujor hiperbarik.
Ky dokument zbatohet për proceset e mëposhtme të saldimit, në përputhje me ISO 4063:2023, të cilat janë të zbatueshme në mjedise ujore hiperbarike:
— 111 – Saldimi manual me hark elektrik dhe elektrodë të veshur (saldimi me hark metalik dhe elektrodë të veshur);
— 114 – Saldimi me hark elektrik me tel tubular me mbushje, vetëmbrojtës (pa përdorim të gazit mbrojtës të jashtëm).
Parimet e këtij dokumenti mund të zbatohen edhe për grupet e tjera të çeliqeve dhe për proceset e saldimit me shkrirje që nuk janë renditur më sipër.
Ky dokument përcakton tri nivele të cilësisë së saldimit: A, B dhe Z, me qëllim mundësimin e zbatimit të tij për një gamë të gjerë bashkimesh të salduara. Çdo nivel cilësie përcakton një grup kriteresh për karakteristikat e bashkimit të salduar, të cilat përcaktohen gjatë procesit të kualifikimit.
Ky dokument nuk trajton përzgjedhjen e nivelit të cilësisë së saldimit që duhet të përdoret për të përmbushur kërkesat e një aplikimi të caktuar.
PUBLISHED
SSH EN ISO 15614-9:2025
60.60
Standard published
11 nën 2026