Ky dokument përcakton mënyrën se si kualifikohet një specifikim paraprak i procedurës së saldimit (pWPS) nëpërmjet provave të procedurës së saldimit.
Ky dokument zbatohet për saldimin në prodhim, saldimin për riparim dhe saldimin me shtresëzim shtesë të materialit (saldimin për mbushje).
Ky dokument përcakton kushtet për kryerjen e provave të procedurës së saldimit dhe gamën e kualifikimit të procedurave të saldimit për të gjitha operacionet praktike të saldimit që përfshihen në fushën e zbatimit të këtij dokumenti.
Ky dokument zbatohet për saldimin me hark elektrik të aluminit të petëzuar dhe të aluminit të derdhur, si dhe të lidhjeve të tyre. Në këtë dokument, termi „alumin“ nënkupton aluminin dhe lidhjet e tij.
Ky dokument nuk zbatohet për saldimin përfundimtar të derdhjeve prej alumini, i cili trajtohet në ISO 15614-4.
Saldimi me hark elektrik i aluminit përfshin proceset e mëposhtme të saldimit, në përputhje me ISO 4063:2023:
131 — Saldimi MIG me elektrodë teli të plotë.
141 — Saldimi TIG me material mbushës të ngurtë (tel/shufër).
142 — Saldimi TIG autogjen (pa material mbushës).
15 — Saldimi me hark plazme.
Directives related to this standards.
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN ISO 15614-2:2025
50.99
FDIS or proof approved for publication
26 tet 2026