Publikuar
Ky dokument ofron udhëzime për zgjedhjen e metodës(ave) së përshtatshme për matjen e vetive të rrjedhjes së pluhurave, për proceset e prodhimit aditiv me lëndë të parë në formë pluhuri. Ky dokument jep disa përkufizime dhe parametra që ndikojnë në rrjedhshmërinë e pluhurit, si dhe disa referenca për përkufizime dhe parametra shtesë.
Synohet që udhëzimet e dhëna në këtë dokument të zbatohen jo vetëm për gjendjen e pluhurit të ri, por edhe për pluhurin e përdorur si rezultat i disa cikleve të njëpasnjëshme prodhimi. Dihet se sjellja fizike e pluhurit ndikohet edhe nga vetë procesi i prodhimit gjatë cikleve të rikuperimit dhe sitjes së pluhurit në procesin e prodhimit. Kjo gjendje e pluhurit që rikthehet në sistem mund të monitorohet nga ciklet e njëpasnjëshme të prodhimit për të zbuluar çdo devijim (drift) të vetive të pluhurit.
Ky dokument zbatohet për:
- kushtet që ndikojnë në vetitë e rrjedhjes, dhe
- informacionin e nevojshëm në një raport prove.
Ky dokument kapër qëllim përdorimin nga prodhuesit e pajisjeve të testimit, furnizuesit e materialeve, prodhuesit e makinerive të prodhimit aditiv dhe përdoruesit e makinerive të prodhimit aditiv.
PUBLISHED
DS CEN ISO/ASTM TR 52913-1:2025
60.60
Standard published
10 qer 2026