Publikuar
Ky dokument specifikon kërkesat dhe masat e sigurisë për makinat me shumë tehe për sharrim gjatësor (multi-blade rip sawing machines), me ngarkim manual ose shkarkim manual, ose të dyja, të afta për përdorim në prodhim të vazhdueshëm, të cilat në vijim do të quhen “makineri”, dhe që janë projektuar për prerjen e drurit masiv dhe materialeve me karakteristika fizike të ngjashme me drurin.
Ky dokument trajton të gjitha rreziqet e rëndësishme, situatat e rrezikshme dhe ngjarjet e rrezikshme të renditura në Aneksin A, që lidhen me këto makineri, kur ato përdoren, rregullohen dhe mirëmbahen sipas përdorimit të synuar dhe në kushtet e parashikuara nga prodhuesi, duke përfshirë edhe keqpërdorimin e arsyeshëm të parashikueshëm.
Gjithashtu merren në konsideratë fazat e transportit, montimit, çmontimit, çaktivizimit dhe nxjerrjes jashtë përdorimit (skrapimit).
Ky dokument nuk trajton rreziqet specifike që lidhen me kombinimin e një makinerie të vetme me makineri të tjera si pjesë e një linje prodhimi.
Ky dokument nuk zbatohet për makineritë:
- me qëllim përdorimin në atmosfera potencialisht shpërthyese;
- të prodhuara para datës së publikimit të këtij dokumenti.
Directives related to this standards.
Direktiva 2006/42/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 17 majit 2006 për makinerinë, dhe amendimi i Direktivës 95/16/EC (rinovim)
PUBLISHED
SSH EN ISO 19085-13:2025
60.60
Standard published
2 qer 2026