Publikuar
1.1
Ky dokument specifikon kërkesat dhe masat e sigurisë për:
- presat në të ftohtë;
- presat në të nxehtë;
- presat për përkulje;
- presat për ngjitje të skajeve dhe/ose sipërfaqeve;
- presat me membranë;
- presat për stampim (embossing);
ku forca e presimit ushtrohet nga aktuatorë hidraulikë, pneumatikë ose elektrikë, të cilët shtyjnë dy sipërfaqe të sheshta ose të formuara kundrejt njëra-tjetrës. Këto makina janë të afta për përdorim në prodhim të vazhdueshëm dhe në vijim do të quhen së bashku “makineri”.
Ky dokument trajton të gjitha rreziqet e rëndësishme, situatat e rrezikshme dhe ngjarjet e rrezikshme të renditura në Aneksin A, që lidhen me këto makineri, kur ato përdoren, rregullohen dhe mirëmbahen sipas përdorimit të synuar dhe në kushtet e parashikuara nga prodhuesi, duke përfshirë edhe keqpërdorimin e arsyeshëm të parashikueshëm.
Gjithashtu merren në konsideratë fazat e transportit, montimit, çmontimit, çaktivizimit dhe nxjerrjes jashtë përdorimit (skrapimit).
1.2
Ky dokument zbatohet për makineri të pajisura me një ose më shumë nga pajisjet ose njësitë shtesë të punës të mëposhtme, rreziqet e të cilave janë trajtuar:
a) pajisje për ngjitje me nxehtësi;
b) pajisje për ngjitje me frekuencë të lartë në intervalin nga 1 MHz deri në 400 MHz;
c) pajisje për formësim me frekuencë të lartë në intervalin nga 1 MHz deri në 400 MHz;
d) sistem automatik për ngarkimin dhe shkarkimin e pjesëve të punës;
e) pllakë shtypëse shtesë e ndërmjetme;
f) pajisje për nxjerrjen e pjesëve;
g) sistem presimi horizontal;
h) pllaka shtypëse të lëvizshme të ndara.
1.3
Makineritë janë projektuar për përpunimin e pjesëve të përbëra nga:
a) dru masiv;
b) materiale me karakteristika të ngjashme me drurin (shih ISO 19085-1:2021, pika 3.2), me përjashtim të materialeve me laminate, skaje ose profile prej lidhjesh të lehta metalike në rastin e presave me frekuencë të lartë;
c) materiale me bazë druri, si pllaka grimcash (chipboard), pllaka fibrash (fibreboard) dhe kompensatë (plywood), të kombinuara ose të laminuara me fletë, skaje ose profile çeliku, me përjashtim të presave me frekuencë të lartë;
d) panele me strukturë me hoje (honeycomb board);
e) panele kompozite të prodhuara nga materialet e listuara më sipër.
1.4
Ky dokument nuk trajton rreziqet që lidhen me:
- pajisje specifike që ndryshojnë nga ato të listuara më sipër;
- sistemet e ngrohjes me lëng të nxehtë të integruara në makineri, përveç atyre elektrike;
- çdo sistem të jashtëm ngrohjeje me lëng të nxehtë;
- operacionet e nxjerrjes dhe rifutjes së pllakave shtypëse të ndërmjetme;
- përdorimin e një makine të vetme në kombinim me makina të tjera si pjesë e një linje prodhimi.
1.5
Ky dokument nuk zbatohet për:
- presat me kornizë (frame presses);
- presat me membranë ku forca e presimit ushtrohet vetëm nga vakumi;
- presat për prodhimin e pllakave të grimcave (chipboard), pllakave fibrash (fibreboard) dhe paneleve OSB;
- makineritë me qëllim përdorimin në atmosfera potencialisht shpërthyese;
- makineritë e prodhuara para datës së publikimit të këtij dokumenti.
Directives related to this standards.
Direktiva 2006/42/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 17 majit 2006 për makinerinë, dhe amendimi i Direktivës 95/16/EC (rinovim)
PUBLISHED
SSH EN ISO 19085-15:2025
60.60
Standard published
2 qer 2026