DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DS CEN/TS 18053-1:2024

Zinxhiri digjital i ruajtjes së provave për CBRNE (Kimike, Biologjike, Radiologjike, Bërthamore dhe Eksplozive) - Pjesa 1: Përmbledhje dhe koncepte

Digital Chain of Custody for CBRNE Evidence — Part 1: Overview and Concepts
5 qer 2026

General information

60.60     5 qer 2026

95.99   

DPS

DPS/KT 1

Technical Specification

13.300     35.240.99  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

Ky dokument ofron udhëzime për personelin teknik dhe jo-teknik brenda organizatës, përfshirë ata që janë përgjegjës për përputhshmërinë me kërkesat ligjore dhe rregullatore, si dhe me standardet e sektorit. Ai jep një pasqyrë të koncepteve që lidhen me ciklin jetësor të transferimit të zinxhirit të ruajtjes së provave brenda dCoC, duke përcaktuar mënyrën se si ky personel mund të identifikojë dhe auditojë pronësinë e zinxhirit të ruajtjes së provave për CBRNE; të vendosë politika dhe të ndjekë praktikat e mira për qeverisjen e metadata-ve, si dhe të kryejë operacione digjitale për të siguruar integritetin e të dhënave në çdo pikë të transferimit të zinxhirit. Përveç metadata-ve të nevojshme për kryerjen e auditimeve, dokumenti synon gjithashtu të ofrojë:
- Përkufizime të qarta të koncepteve që lidhen me regjistrin digjital për çdo transferim të zinxhirit të ruajtjes (pra, kush është pronar i ruajtjes në çdo pikë transferimi).
- Udhëzime për një proces të qeverisjes së të dhënave në dCoC, për të siguruar integritetin e DCM dhe ndërgjegjësimin situacional në çdo pikë transferimi brenda dCoC.
- Sugjerime lidhur me politikat e menaxhimit të metadata-ve dhe përputhshmërinë me praktikat e mira për regjistrin digjital të mos-mohimit (non-repudiation), duke siguruar një strukturë standarde të të dhënave për menaxhimin dhe auditimin e tyre.
Ky dokument është pjesa e parë e një serie Specifikimesh Teknike mbi ofrimin e shërbimeve DCM për menaxhimin e të dhënave që lidhen me ruajtjen e provave CBRNE. Ai do të plotësohet me pjesë të tjera specifike, të cilat ofrojnë udhëzime më të detajuara për shërbime të lidhura, siç është specifikimi i proceseve BPMN për qeverisjen e të dhënave brenda dCoC.

Life cycle

NOW

PUBLISHED
DS CEN/TS 18053-1:2024
60.60 Standard published
5 qer 2026

Related project

Adopted from CEN/TS 18053-1:2024 IDENTICAL