Publikuar
Ky dokument ofron udhëzime për projektimin, përdorimin dhe mirëmbajtjen e vendstrehimeve mbrojtëse të përforcuara (në vijim të quajtura “vendstrehime”). Ai specifikon udhëzime për konfigurimin, strukturat, pajisjet dhe veprimet që lidhen me një vendstrehim.
Ky dokument u drejtohet organizatave ose individëve përgjegjës për, ose të përfshirë në, vendimmarrjen, planifikimin, zbatimin, administrimin, përdorimin ose mirëmbajtjen e vendstrehimeve, siç janë qeveritë vendore, rajonale dhe kombëtare, agjencitë e mbrojtjes civile, personeli i ndërhyrjes së parë dhe bizneset, si projektuesit, ndërtuesit dhe furnizuesit e pajisjeve.
Ky dokument nuk mbulon kërkesat minimale ose specifikimet e sakta për karakteristikat e një vendstrehimi apo për veprimet që lidhen me të. Ai gjithashtu nuk mbulon vendstrehimet e përkohshme që ngrihen shpejt, siç janë vendstrehimet e lehta prej kanavace për mbrojtje nga kushtet atmosferike, tendat me mbulesë pëlhure ose vendstrehimet prej metali dhe kontejnerësh.
Vendstrehimet ushtarake i nënshtrohen kërkesave shtesë, të cilat janë jashtë fushës së zbatimit të këtij dokumenti.
PUBLISHED
SSH EN ISO 22359:2025
60.60
Standard published
5 qer 2026