Ky dokument zbatohet për të gjithë gamën e grilave, tendave dhe perdeve (blinds) të përcaktuara në EN 12216, të përshkruara në këtë dokument si pajisje për mbrojtje nga dielli.
Ai përcakton vetitë dhe klasifikimet përkatëse:
-në lidhje me komoditetin termik:
- faktori diellor (transmetimi total i energjisë diellore);
- faktori dytësor i transferimit të nxehtësisë;
- transmetimi i drejtpërdrejtë diellor;
- në lidhje me komoditetin pamor:
- performanca e errësimit;
- privatësia gjatë natës;
- kontakti vizual me ambientin e jashtëm;
- kontrolli i shkëlqimit (glare);
- shfrytëzimi i dritës natyrore;
- riprodhimi i ngjyrave.
SHËNIM: Për qëllime të tjera, mund të përdoren metoda më të detajuara me parametra të ndryshëm.
Disa nga karakteristikat (p.sh. gtot) nuk janë të zbatueshme kur pajisjet e mbrojtjes nga dielli nuk janë paralele me xhamin (p.sh. tendat me krah të palosshëm).
Ky dokument nuk zbatohet për pajisjet e mbrojtjes nga dielli që përdorin materiale fluorescente.
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 14501:2021+A1:2025
40.20
DIS ballot initiated: 12 weeks
9 shk 2026
Vetëm seksionet informative të projekteve janë në dispozicion të publikut. Për të parë përmbajtjen e plotë, do t'ju duhet të krijoni një llogari. Nëse jeni anëtar, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj duke klikuar në butonin "Identifikohu".