DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DS CEN/TS 18195:2025

Makineri për lëvizjen e dheut dhe pajisjet e ndërkëmbyeshme - Informacioni teknik minimal për bashkimin

Earth-moving machinery and interchangeable equipment — Minimum technical information for coupling
29 maj 2026

General information

60.60     29 maj 2026

95.99   

DPS

DPS/KT 104

Technical Specification

53.100  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

Ky dokument përcakton informacionin teknik minimal që prodhuesi i makinerive për lëvizje dheu dhe prodhuesi i pajisjeve të ndërkëmbyeshme duhet të vënë në dispozicion në manualin e përdorimit.
Ai zbatohet për kombinimin e makinerive për lëvizje dheu dhe pajisjeve të ndërkëmbyeshme, në përputhje me përdorimin e synuar të secilit produkt, kur prodhuesit përkatës nuk identifikojnë në manual modele specifike të pajisjeve të ndërkëmbyeshme ose makineri bazë të përputhshme për lidhje.
Dokumenti jep udhëzime për të përcaktuar karakteristikat thelbësore të pajisjeve të ndërkëmbyeshme dhe të makinerisë bazë, për lidhjen e tyre të sigurt, duke marrë parasysh rreziqet ose situatat e mëposhtme të rrezikshme:
- humbja e stabilitetit gjatësor ose anësor;
- tejkalimi i dimensioneve maksimale;
- gabimet gjatë montimit;
- hyrja (dalja) në (nga) pozicionet e punës.
Ka raste kur nevoja teknike ose operative specifike mund të kërkojë qasje të ndryshme, prandaj informacioni i dhënë nga prodhuesi i makinerisë bazë dhe/ose prodhuesi i pajisjes së ndërkëmbyeshme mund të ndryshojë nga ai i përcaktuar në këtë dokument. Në këto raste, ky dokument nuk zbatohet dhe analiza e rreziqeve të krijuara nga lidhja e makinerisë bazë me pajisjen e ndërkëmbyeshme duhet të kryhet nga prodhuesi i pajisjes së ndërkëmbyeshme ose nga personi që realizon kombinimin e makinerisë.
Qarkullimi në rrugë publike i makinerisë bazë së bashku me pajisjen e ndërkëmbyeshme dhe kërkesat që rrjedhin prej tij nuk janë objekt i këtij dokumenti.
Ky dokument nuk mbulon kërkesat e projektimit dhe/ose të performancës për lidhjen dhe bllokimin e pajisjeve të ndërkëmbyeshme me makinerinë bazë, pasi këto trajtohen nga standarde të tjera evropiane dhe ndërkombëtare.
Ky dokument gjithashtu nuk trajton ngritjen e personave me makineri për lëvizje dheu apo me pajisje të ndërkëmbyeshme të montuara në to.
Ky dokument nuk zbatohet për makineritë për lëvizje dheu dhe pajisjet e ndërkëmbyeshme të prodhuara përpara datës së publikimit të tij.

Life cycle

NOW

PUBLISHED
DS CEN/TS 18195:2025
60.60 Standard published
29 maj 2026

Related project

Adopted from CEN/TS 18195:2025 IDENTICAL