Kjo pjesë e serisë EN 1366 specifikon një metodë prove dhe kriteret për vlerësimin (duke përfshirë rregullat e fushës së drejtpërdrejtë të aplikimit) të aftësisë izoluese nga depërtimi i zjarrit (penetration seal) për të ruajtur rezistencën ndaj zjarrit të një elementi ndarës në vendin ku ka hyrje/dalje të një ose më shumë instalime shërbimi.
Izolimi i hyrjes/daljes që përdoret për të mbyllur hapësirat rreth: oxhaqeve, sistemeve të ventilimit të ajrit, kanaleve të ventilimit rezistente ndaj zjarrit, kanaleve teknike rezistente ndaj zjarrit, boshteve (shafts), kanaleve të nxjerrjes së tymit, si dhe izolimi i hyrjes/daljes i kombinuar, përjashtohen nga kjo pjesë e serisë EN 1366.
SHËNIM: EN 15882-5 trajton mbylljet e depërtimeve që përfshijnë kanale dhe valvula.
Konstruksionet mbështetëse përdoren në këtë pjesë të EN 1366 për të përfaqësuar elemente ndarëse si mure ose dysheme. Këto simulojnë ndërveprimin midis mostrës së provës dhe elementit ndarës në të cilin sistemi izolues do të instalohet në praktikë.
Kjo pjesë e EN 1366 synohet të përdoret në kombinim me EN 1363-1.
Qëllimi i provës të përshkruar në këtë pjesë të EN 1366 është të vlerësojë performancën e: integritetit dhe izolimit të mbylljes së depërtimit, të instalimeve që kalojnë përmes saj dhe të elementit ndarës në zonën përreth.
Asnjë informacion nuk mund të nxirret nga kjo provë lidhur me ndikimin që kanë këto depërtime dhe mbyllje në kapacitetin mbajtës të elementit ndarës.
Supozohet që në çdo rast, struktura mbi izolimin e depërtimit në mur është projektuar në mënyrë të tillë (si në gjendje të ftohtë ashtu edhe të nxehtë) që të mos ushtrojë ngarkesë shtesë vertikale mbi izolim.
Kjo provë nuk synon të japë informacion sasior mbi: shkallën e rrjedhjes së tymit dhe/ose gazrave të nxehtë, apo transmetimin/gjenerimin e tymrave. Këto fenomene vetëm përshkruhen në raportin e provës si pjesë e sjelljes së përgjithshme të mostrës gjatë saj.
Provat sipas kësaj pjese të EN 1366 nuk japin informacion mbi aftësinë e mbylljes për të përballuar stresin nga lëvizjet ose zhvendosjet e instalimeve që kalojnë përmes saj.
Rreziku i përhapjes së zjarrit poshtë (p.sh. nga materiale që digjen dhe pikojnë përmes një tubi drejt kateve më poshtë) aktualisht nuk përfshihet në këtë dokument.
Provat nuk trajtojnë rreziqet që lidhen me rrjedhjen e lëngjeve ose gazeve të rrezikshme për shkak të dështimit të tubave gjatë zjarrit.
Provat për tubat e sistemeve pneumatike (si transport me ajër të kompresuar, etj.) simulojnë një situatë ku sistemi është i fikur në rast zjarri.
Shënime shpjeguese për këtë metodë prove jepen në Aneksin H.
Të gjitha vlerat pa toleranca në këtë dokument konsiderohen nominale, përveç rasteve kur specifikohet ndryshe.
Të gjithë diametrat e tubave janë diametra të jashtëm, përveç rasteve kur specifikohet ndryshe.
Directives related to this standards.
Rregullorja (BE) Nr. 305/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 9 Mars 2011 që parashtron kushtet e harmonizuara për tregtimin e produkteve të ndërtimit dhe shfuqizimin e Direktivës së Këshillit KEE/89/106
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 1366-3:2021+A1:2024/AC:2025
40.20
DIS ballot initiated: 12 weeks
9 shk 2026
Vetëm seksionet informative të projekteve janë në dispozicion të publikut. Për të parë përmbajtjen e plotë, do t'ju duhet të krijoni një llogari. Nëse jeni anëtar, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj duke klikuar në butonin "Identifikohu".