Publikuar
Ky dokument përcakton kërkesat për projektimin dhe performancën e pjesëve lidhëse (rakorderi) me fileto prej gize të përpunueshme (malleable cast iron), me sipërfaqe të zezë ose të galvanizuar me zhytje në të nxehtë.
Këto pjesë lidhëse janë për përdorim të përgjithshëm për transmetimin e fluideve dhe gazeve, deri në kufijtë e presionit dhe temperaturës së punës të përcaktuara në këtë dokument. Ato janë të destinuara për lidhjen e elementeve me fileto me madhësi nga 1/8 deri në 6 (DN 6 deri në DN 150).
Pjesët lidhëse me veshje alternative të përhershme ose me veshje të përhershme mbi galvanizimin me zhytje në të nxehtë nuk përfshihen në fushën e zbatimit të këtij dokumenti.
SHËNIM Një nga përdorimet kryesore është për lidhjen e tubave prej çeliku jo të lidhur sipas EN 10255 dhe me mbështetjen e bashkimit me fileto duke përdorur materiale izolimi sipas serisë EN 751.
WITHDRAWN
SSH EN 10242:1994
WITHDRAWN
SSH EN 10242:1994/A1:1999
WITHDRAWN
SSH EN 10242:1994/A1:1999/AC:1999
WITHDRAWN
SSH EN 10242:1994/A2:2003
PUBLISHED
SSH EN 10242:2025
60.60
Standard published
16 qer 2026