DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

prSSH EN 10253-4:2025

Pjesë lidhëse (rakorderi) për tubacione me saldim fundor - Pjesa 4: Çeliqe të paoksidueshëm austenitike dhe austenitiko-ferritike (dupleks) të përpunuara me deformim plastik (wrought), me kërkesa specifike për inspektim

Butt-welding pipe fittings - Part 4: Wrought austenitic and austenitic-ferritic (duplex) stainless steels with specific inspection requirements

General information

40.60     11 maj 2026

50.99   

DPS

DPS/KT 74

European Norm

23.040.40     77.140.20  

Scope

Ky dokument përcakton kërkesat teknike të furnizimit për rakorderi pa tegel saldimi dhe me saldim fundor (brryla, reduktorë koncentrikë dhe ekscentrikë, degëzime të barabarta dhe reduktuese, kapakë), të prodhuara nga çelik inox austenitik dhe austenitiko-ferritik (dupleks), në dy kategori provash, të cilat kanë për qëllim përdorimin nën presion në temperaturë ambienti, në temperatura të ulëta ose të ngritura, si dhe për transmetimin dhe shpërndarjen e lëngjeve dhe gazeve.
Ky dokument përcakton:
a) llojet e rakorderive;
tipi A: rakorderi me saldim fundor me faktor të reduktuar presioni;
tipi B: rakorderi për përdorim në presion të plotë shërbimi;
b) klasat e çelikut dhe përbërjen e tyre kimike;
c) vetitë mekanike;
d) dimensionet dhe tolerancat;
e) kërkesat për inspektim dhe testim;
f) dokumentet e inspektimit;
g) shënjimin;
h) mbrojtjen dhe paketimin.
SHËNIM Përzgjedhja e rakorderisë së përshtatshme (materiali, trashësia) është përgjegjësi përfundimtare e prodhuesit të pajisjes nën presion (shih Legjislacionin Evropian për Pajisjet Nën Presion). Në rastin e një standardi mbështetës të harmonizuar për materialet, supozimi i konformitetit me kërkesat thelbësore të sigurisë (ESR) kufizohet në të dhënat teknike të materialeve në standard dhe nuk nënkupton përshtatshmërinë e materialit për një pajisje specifike. Prandaj, është thelbësore që të dhënat teknike të përcaktuara në standardin e materialit të vlerësohen në raport me kërkesat e projektimit të pajisjes specifike, për të verifikuar që kërkesat thelbësore të sigurisë të Direktivës për Pajisjet Nën Presion (PED) përmbushen.

Related directives

Directives related to this standards.

Life cycle

PREVIOUSLY

PUBLISHED
SSH EN 10253-4:2008

PUBLISHED
SSH EN 10253-4:2008/AC:2009

NOW

IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 10253-4:2025
40.60 Close of voting
11 maj 2026

Related project

Adopted from EN 10253-4:2025 IDENTICAL