Ky dokument përcakton procedura të përshtatshme për analizën e të dhënave të cilat, kur shndërrohen në logaritme të vlerave, kanë ose një shpërndarje normale ose një shpërndarje me shmangie (asimetrike). Ai ka për qëllim përdorimin me metodat e provës dhe standardet përkatëse për tubat ose pjesët lidhëse (rakorderitë) prej plastike termoreaktive të përforcuar me fibra qelqi (GRP), për analizën e vetive si funksion i kohës. Megjithatë, ai mund të përdoret gjithashtu për analizën e të dhënave të tjera.
Janë përcaktuar dy metoda, të cilat përdoren në varësi të natyrës së të dhënave. Ekstrapolimi duke përdorur këto teknika zakonisht zgjat një trend nga të dhënat e mbledhura gjatë një periudhe prej rreth 10 000 orësh në një parashikim të vetisë për 50 vjet, që është koha tipike maksimale e ekstrapolimit.
Ky dokument trajton vetëm analizën e të dhënave. Procedurat e provës për mbledhjen e të dhënave, numri i mostrave të kërkuara dhe periudha kohore gjatë së cilës mblidhen të dhënat trajtohen nga standardet referuese dhe/ose metodat e provës. Neni 6 diskuton se si metodat e analizës së të dhënave zbatohen në testimin dhe projektimin e produkteve.
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN ISO 10928:2025
40.60
Close of voting
11 maj 2026