Publikuar
Ky dokument përcakton vetitë fizike dhe mekanike të pjesëve lidhëse (rakorderive) të prodhuara nga poliamidi i paplastifikuar (PA-U), në përputhje me ISO 16486-1, me qëllimin për t’u vendosur nëntokë dhe për t’u përdorur për furnizimin me lëndë djegëse në gjendje të gaztë.
Ai gjithashtu përcakton parametrat e testimit për metodat e provës të cilave u referohet.
Seria ISO 16486 zbatohet për sistemet e tubacioneve PA-U, komponentët e të cilave lidhen me bashkim me shkrirje dhe/ose me bashkim mekanik.
Në veçanti, ky dokument përcakton karakteristikat dimensionale dhe kërkesat për shënjimin e pjesëve lidhëse.
Në bashkëveprim me pjesët e tjera të serisë ISO 16486, ky dokument zbatohet për elementet lidhëse PA-U, bashkimet e tyre, bashkimet me komponentë prej PA-U dhe bashkimet me pjesë mekanike prej materialeve të tjera, si dhe për llojet e mëposhtme të elementeve lidhëse:
— pjesë lidhëse me shkrirje (rakorderi elektrosaldimi dhe rakorderi me saldim fundor); dhe
— pjesë lidhëse tranzicioni.
PUBLISHED
SSH EN ISO 16486-3:2025
60.60
Standard published
16 qer 2026
PUBLISHED
SSH EN ISO 16486-3:2025/A11:2025