Publikuar
Ky dokument përcakton karakteristikat e valvulave të prodhuara nga poliamidi i paplastifikuar (PA-U), në përputhje me ISO 16486-1, me qëllim vendosjen nëntokë dhe për t’u përdorur për furnizimin me lëndë djegëse në gjëndje të gaztë.
SHËNIM 1 Për qëllimet e këtij dokumenti, termi “lëndë djegëse në gjëndje të gaztë” përfshin, për shembull, gazin natyror, metanin, butanin, propanin, hidrogjenin, gazin e prodhuar, biogazin dhe përzierjet e këtyre gazeve. Informacione shtesë mbi përshtatshmërinë për hidrogjen 100% dhe përzierjet e tij me gaz natyror jepen në ISO 16486-1:2023, Aneksi C dhe Aneksi D.
Ky dokument zbatohet për valvula izoluese njëdrejtimëshe dhe dydrejtimëshe me skaje të lëmuar (spigot) ose me fole për elektrosaldim, me synimin për t’u bashkuar me shkrirje me tubat PA-U sipas ISO 16486-2 dhe elementet lidhëse PA-U sipas ISO 16486-3.
Ky dokument përcakton gjithashtu parametrat e testimit për metodat e provës që ai përshkruan.
Në bashkëveprim me ISO 16486-1, ISO 16486-2, ISO 16486-3 dhe ISO 16486-5, ky dokument zbatohet për valvulat PA-U dhe bashkimet e tyre, si dhe për bashkimet me komponentë prej PA-U dhe materiale të tjera me qëllim përdorimin në kushtet e mëposhtme:
a) presion maksimal pune (MOP) deri dhe përfshirë 18 bar¹), ose i kufizuar në 16 bar sipas kërkesave rajonale të CEN, në një temperaturë reference prej 20 °C për qëllime projektimi;
SHËNIM 2 Për qëllimet e këtij dokumenti dhe referencave ndaj ISO 8233, MOP konsiderohet si presion nominal.
b) temperaturë pune nga −20 °C deri në 40 °C;
SHËNIM 3 Për temperatura ndërmjet 20 °C dhe 40 °C, koeficientët e reduktimit përcaktohen në ISO 16486-5.
Ky dokument mbulon valvulat për tuba me diametër të jashtëm nominal, dn, ≤ 400 mm.
PUBLISHED
SSH EN ISO 16486-4:2025
60.60
Standard published
16 qer 2026
PUBLISHED
SSH EN ISO 16486-4:2025/A11:2025