Ky dokument, së bashku me EN 13476-1, përcakton përkufizimet dhe kërkesat për tubat, rakorderitë dhe sistemin, bazuar në sisteme tubacionesh me mur të strukturuar prej polivinilkloruri të paplastifikuar (PVC-U), polipropileni (PP) dhe polietileni (PE), me qëllim përdorimin në drenazhe dhe kanalizime nëntokësore pa presion për ujëra të ndotura.
SHËNIM 1: Produktet që përputhen me këtë dokument mund të përdoren gjithashtu në drenazhe dhe kanalizime nëntokësore pa presion për ujëra sipërfaqësore.
Ky dokument zbatohet për tuba dhe rakorderi me sipërfaqe të lëmuara të brendshme dhe të profilizuara të jashtme, të përcaktuara si Tipi B.
Ky dokument gjithashtu përcakton metodat e provës dhe parametrat e testimit.
Ky dokument zbatohet për:
a) tuba dhe rakorderi me mur të strukturuar, të destinuara për t’u përdorur nëntokë jashtë strukturës së ndërtesës; të shënuara me “U”; dhe
b) tuba dhe rakorderi me mur të strukturuar, të destinuara për t’u përdorur nëntokë si jashtë (kodi i zonës së aplikimit “U”) ashtu edhe brenda strukturës së ndërtesës; të shënuara me “UD”.
Ky dokument zbatohet për tuba dhe rakorderi me mur të strukturuar, me ose pa prizë të integruar (socket) me nyje me unazë elastomerike, si dhe për nyje të salduara dhe të bashkuara me shkrirje.
Ky dokument zbatohet për një gamë madhësish tubash dhe rakorderish, materialesh, ndërtimesh tubash, klasash ngurtësie, zonash aplikimi dhe klasash tolerance, si dhe jep rekomandime për ngjyrat.
SHËNIM 2: Është përgjegjësi e blerësit ose specifikuesit të bëjë përzgjedhjet e duhura nga këto aspekte, duke marrë parasysh kërkesat e tyre të veçanta dhe çdo rregullore kombëtare ose praktika/kode instalimi përkatëse.
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 13476-3:2025
40.60
Close of voting
11 maj 2026