DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

SSH EN 13476-1:2025

Sisteme tubacionesh plastike për kullime dhe kanalizime nëntokë pa presion - Sisteme tubacionesh me parete të strukturuar prej poli(vinil kloruri) të paplastifikuar (PVC-U), polipropileni (PP) dhe polietileni (PE) - Pjesa 1: Kërkesat e përgjithshme dhe karakteristikat e performancës

Plastics piping systems for non-pressure underground drains and sewers - Structured-wall piping systems of unplasticized poly(vinyl chloride) (PVC-U), polypropylene (PP) and polyethylene (PE) - Part 1: General requirements and performance characteristics
16 qer 2026

General information

60.60     16 qer 2026

95.99   

DPS

DPS/KT 74

European Norm

23.040.01     93.030  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

Ky dokument, së bashku me EN 13476-2 dhe EN 13476-3, përcakton përkufizimet dhe kërkesat e përgjithshme për tubat, rakorderitë dhe sistemin, bazuar në sisteme tubacionesh me mur të strukturuar prej polivinilkloruri të paplastifikuar (PVC-U), polipropileni (PP) dhe polietileni (PE), me qëllim përdorimin në drenazhe (kullime) dhe kanalizime nëntokësore pa presion për ujëra të ndotura.
SHËNIM 1: Produktet që përputhen me këtë dokument mund të përdoren gjithashtu në drenazhe dhe kanalizime nëntokësore pa presion për ujëra sipërfaqësore.
Ky dokument zbatohet për:
a) tuba dhe rakorderi me mur të strukturuar, të cilët përdoren vetëm nëntokë jashtë strukturës së ndërtesës; të shënuara me “U”;
b) tuba dhe rakorderi me mur të strukturuar, të cilët përdoren nëntokë si jashtë (kodi i zonës së aplikimit “U”) ashtu edhe brenda strukturës së ndërtesës (kodi i zonës së aplikimit “D”); të shënuara me “UD”.
Në lidhje me EN 13476-2 dhe EN 13476-3, ky dokument zbatohet për tuba dhe rakorderi me mur të strukturuar, me ose pa prizë të integruar (socket) me nyje me unazë elastomerike, si dhe për nyje të salduara dhe të bashkuara me shkrirje.
Kjo pjesë përcakton aspektet e përgjithshme dhe jep udhëzime lidhur me përzgjedhjen kombëtare të niveleve të kërkesave dhe klasave, kur EN 13476-2 dhe EN 13476-3 ofrojnë alternativa.
EN 13476-2 dhe EN 13476-3 përcaktojnë karakteristikat e materialeve, dimensionet dhe tolerancat, metodat e provës, parametrat e testimit dhe kërkesat për tubat me sipërfaqe të lëmuar të brendshme dhe të jashtme, Tipi A, dhe për tubat me sipërfaqe të lëmuar nga brenda dhe të profilizuara nga jashtë, Tipi B, përkatësisht.
Ky dokument, së bashku me EN 13476-2 dhe EN 13476-3, zbatohet për një gamë madhësish tubash dhe rakorderish, materialesh, ndërtimesh tubash, klasash ngurtësie dhe klasash tolerance, si dhe jep rekomandime për ngjyrat.
SHËNIM 2: Është përgjegjësi e blerësit ose specifikuesit të bëjë përzgjedhjet e duhura nga këto aspekte, duke marrë parasysh kërkesat e tyre të veçanta dhe çdo rregullore kombëtare ose praktika/kode instalimi përkatëse.
SHËNIM 3: Tuba, rakorderi dhe komponentë të tjerë që përputhen me standardet plastike të produkteve të përmendura në Pikën 2 mund të përdoren së bashku me tubat dhe rakorderitë që përputhen me këtë dokument, kur ato përmbushin kërkesat për dimensionet e nyjeve të dhëna në EN 13476-2 dhe kërkesat e performancës të dhëna në Pikën 9.

Life cycle

PREVIOUSLY

WITHDRAWN
SSH EN 13476-1:2018

NOW

PUBLISHED
SSH EN 13476-1:2025
60.60 Standard published
16 qer 2026

Related project

Adopted from EN 13476-1:2025 IDENTICAL