Ky dokument përcakton materialet dhe aspektet e përgjithshme të sistemeve të tubacioneve prej polietileni (PE) në fushën e furnizimit me lëndë djegëse të gazta.
SHËNIM: Për qëllimet e këtij dokumenti, termi “lëndë djegëse të gazta” përfshin, për shembull, gazin natyror, metanin, butanin, propanin, hidrogjenin, gazin e prodhuar, biogazin dhe përzierje të këtyre gazrave.
Ai gjithashtu përcakton parametrat e provës për metodat e testimit të referuara në këtë dokument.
Në lidhje me EN 1555-2, EN 1555-3, EN 1555-4 dhe EN 1555-5, ky dokument zbatohet për tuba, rakorderi dhe valvula prej PE, nyjet e tyre, si dhe nyjet me komponentë prej PE dhe materiale të tjera, me qëllim përdorimin në kushtet e mëposhtme:
a) presion maksimal pune (MOP) deri dhe përfshirë 10 bar në një temperaturë reference projektimi prej 20 °C;
b) temperaturë pune nga −20 °C deri në 40 °C.
Për temperaturat midis 20 °C dhe 40 °C, koeficientët e reduktimit (derating) janë të përcaktuar në EN 1555-5.
Seria EN 1555 mbulon një gamë MOP-esh dhe jep kërkesa për ngjyrat.
Është përgjegjësi e blerësit ose specifikuesit të bëjë përzgjedhjet e duhura nga këto aspekte, duke marrë parasysh kërkesat e tyre të veçanta dhe çdo udhëzim, rregullore kombëtare ose praktika/kode instalimi përkatëse.
PUBLISHED
SSH EN 1555-1:2021
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 1555-1:2025
40.60
Close of voting
11 maj 2026