Publikuar
Ky dokument përcakton rregullat e kategorisë së produktit (PCR) për Deklaratat Mjedisore të Produktit (EPD), si përshkruhen në EN ISO 14025 dhe EN 15942.
Ky dokument zbatohet për:
- njësinë funksionale si sisteme tubacionesh plastike të vendosur nëntokë jashtë strukturës së ndërtesës;
- njësinë e deklaruar si një ose më shumë elementë përbërës kryesorë strukturorë, sipas listës së standardeve të produktit të dhëna në Aneksin CC.
Elementë përbërës kryesorë strukturorë janë:
- tubat;
- rakorderitë (p.sh. bashkues flanxhë, bërryla dhe reduktorë, valvula dhe rakorderi me elektrofuzion);
- pusetat, dhomat e inspektimit dhe kutitë e infiltrimit.
Ky dokument jep udhëzime si për aplikime me presion ashtu edhe për ato pa presion.
Funksioni i synuar i sistemit është transporti i lëngjeve sipas EN 476 (për kanalizime, kullime dhe ujëra sipërfaqësorë), EN 805 (furnizimi me ujë) ose EN 12007 (furnizimi me gaz).
Ky dokument ofron në Aneksin DD një listë jo-shteruese të fushave të aplikimit. Përveç kësaj, aplikimet dhe materialet e mëposhtme nuk janë në fushën e zbatimit të këtij dokumenti: tubat dhe rakorderitë GRP dhe tubacionet për ngrohje qendrore (district heating).
Ky dokument përcakton rregullat për kategorinë e produktit të produkteve të ndërtimit siç janë përcaktuar në EN 15804+A2 dhe synon të përdoret së bashku me të.
Përveç EN 15804+A2, ky dokument specifikon:
- njësinë funksionale (të përbërë nga tuba, rakorderi, puseta dhe komponentë ndihmës) dhe njësinë e deklaruar (të përbërë nga tuba dhe/ose rakorderi dhe/ose pusetat dhe/ose dhomat e inspektimit);
- kufijtë e sistemit dhe modulet shtesë të detyrueshme për deklarim;
- proceset që përfshihen në fazën e instalimit;
- skenarët për modulet A4 dhe A5;
- kushtet e përdorimit në fazën e shfrytëzimit (modulet B);
- jetëgjatësinë e referencës (RSL);
- skenarët e fundit të jetës së produktit.
PUBLISHED
SSH EN 16903:2025
60.60
Standard published
16 qer 2026