Ky dokument përcakton kërkesat dhe metodat e provës për komplete elementesh lidhëse dhe valvulash prej çeliku, të izoluara termikisht dhe shtresa të integruara (të ngjitura), të prodhuara në fabrikë, për rrjete të ujit të nxehtë në përputhje me EN 13941-1, të përbëra çift tubash shërbimi prej çeliku, në shumicën e rasteve nga elemente lidhëse prej çeliku dhe/ose valvula prej çeliku, komponentë çeliku, izolim termik me shkumë poliuretani (PUR) dhe mbështjellës prej polietileni.
SHËNIM: Komponentët prej çeliku mund të jenë, për shembull, shufra fiksimi.
Kompleti i tubave çift mund të përfshijë gjithashtu elementet shtesë të mëposhtme: tela matëse, distancues dhe barriera difuzioni.
Ky dokument mbulon këto lloje kompozimesh:
elemente lidhëse:
- brryla,
- pjesë në formë T-je
- reduksione;
- valvula për linjën kryesore.
Ky dokument zbatohet për komplete elementesh lidhëse me presion të brendshëm të paktën 1,6 MPa dhe për komplete valvulash prej çeliku me presion të brendshëm maksimal 2,5 MPa.
PUBLISHED
SSH EN 15698-2:2019
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 15698-2:2025
40.60
Close of voting
11 maj 2026