Publikuar
Ky dokument përcakton kërkesat dhe metodat e provës për komplete elementesh lidhëse të izoluara termikisht dhe me shtresa të integruara (të ngjitura), të prodhuara në fabrikë, për rrjete të ujit të nxehtë në përputhje me EN 13941-1, të përbëra nga një tub shërbimi prej çeliku, në shumicën e rasteve një element lidhës prej çeliku, izolim termik me shkumë poliuretani (PUR) dhe një mbështjellës prej polietileni.
Kompleti i elementeve lidhëse mund të përfshijë gjithashtu elementet shtesë të mëposhtme: tela matëse, distancues dhe barriera difuzioni.
Ky dokument përcakton karakteristikat e kompleteve të mëposhtme të elementeve lidhëse:
- brryla,
- pjesë në formë T-je,
- reduksione.
Ky dokument zbatohet për komplete elementesh lidhëse të projektuar për presion të paktën 1,6 MPa.
WITHDRAWN
SSH EN 448:2019
PUBLISHED
SSH EN 448:2025
60.60
Standard published
16 qer 2026