Publikuar
Ky dokument përcakton kërkesat dhe metodat e provës për komplete valvulash mbyllëse prej çeliku, të izoluara termikisht dhe me shtresa të integruara (të ngjitura), të prodhuara në fabrikë, për rrjete të ujit të nxehtë në përputhje me EN 13941-1, të përbëra nga një valvul çeliku, tuba zgjatues të valvulës, izolim termik me shkumë poliuretani (PUR) dhe një mbështjellës prej polietileni.
Ky dokument zbatohet për komplete valvulash prej çeliku me presion të brendshëm maksimal 2,5 MPa.
Parimet e këtij dokumenti mund të zbatohen edhe për komplete valvulash prej çeliku, të izoluara termikisht dhe me shtresa të integruara (të ngjitura), me presion të brendshëm më të lartë se 2,5 MPa, me kusht që t’i kushtohet vëmendje e veçantë efekteve të presionit.
Kompleti i valvulës mbyllëse prej çeliku mund të përfshijë gjithashtu elementet shtesë të mëposhtme: tela matëse, distancues dhe barriera difuzioni.
WITHDRAWN
SSH EN 488:2019
PUBLISHED
SSH EN 488-1:2025
60.60
Standard published
16 qer 2026