Ky dokument përcakton një metodë për përcaktimin e qëndrueshmërisë ndaj forcës prerëse ndërmjet shtresave (interlaminar shear strength) në temperaturë ambienti me anë të shtypjes së një mostre me dy dhëmbëzime (double-notched), si dhe një metodë për përcaktimin e qëndrueshmërisë dhe modulit të prerjes ndërmjet shtresave në temperaturë ambienti me anë të provës Iosipescu.
Ky dokument zbatohet për të gjitha kompozitet me matricë qeramike me përforcim me fibra të vazhdueshme, me strukturë fibrash në një drejtim (1D), në dy drejtime (2D) dhe në shumë drejtime (xD, ku x > 2), ku një pjesë e madhe e përforcimit përbëhet nga shtresa të vendosura njëra mbi tjetrën (plies).
Ky dokument është i zbatueshëm për zhvillimin e materialeve, krahasimin e materialeve, sigurimin e cilësisë, karakterizimin, besueshmërinë dhe gjenerimin e të dhënave për projektim. Metoda më e thjeshtë e shtypjes me mostër me dy dhëmbëzime (prerje të vogla) përdoret vetëm kur kërkohet të matet qëndrueshmëriua në prerje.
PUBLISHED
SSH EN 658-4:2003
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN ISO 20505:2025
40.20
DIS ballot initiated: 12 weeks
9 shk 2026
Vetëm seksionet informative të projekteve janë në dispozicion të publikut. Për të parë përmbajtjen e plotë, do t'ju duhet të krijoni një llogari. Nëse jeni anëtar, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj duke klikuar në butonin "Identifikohu".