Publikuar
Standardi IEC 62351-7:2025 përcakton modele të objekteve të të dhënave për menaxhimin e rrjeteve dhe sistemeve (NSM – *Network and System Management*), të cilat janë specifike për operacionet e sistemeve elektroenergjetike. Këto objekte të dhënash NSM do të përdoren për të monitoruar gjendjen e rrjeteve dhe sistemeve, për të zbuluar ndërhyrje të mundshme të sigurisë, si dhe për të menaxhuar performancën dhe besueshmërinë e infrastrukturës së informacionit. Qëllimi është përcaktimi i një grupi objektesh abstrakte që do të mundësojnë monitorimin në distancë të gjendjes dhe kushteve të pajisjeve të tilla si IED-të (*Intelligent Electronic Devices* – Pajisje Elektronike Inteligjente), RTU-të (*Remote Terminal Units* – Njësi Terminale në Distancë), sistemet DER (*Distributed Energy Resources* – Burime të Shpërndara të Energjisë) dhe sisteme të tjera të rëndësishme për funksionimin e sistemeve elektroenergjetike.
Operacionet e sistemeve elektroenergjetike varen gjithnjë e më shumë nga infrastrukturat e informacionit, duke përfshirë rrjetet e komunikimit, pajisjet IED dhe protokollet e komunikimit vetë-përcaktuese. Prandaj, menaxhimi i infrastrukturës së informacionit është bërë thelbësor për të garantuar nivelet e larta të nevojshme të sigurisë dhe besueshmërisë në operacionet e sistemeve elektroenergjetike.
Infrastruktura e telekomunikacionit që përdoret për transmetimin e protokolleve të telekontrollit dhe automatizimit i nënshtrohet tashmë monitorimit të gjendjes dhe kushteve, duke përdorur konceptet e zhvilluara në standardet IETF SNMP (*Simple Network Management Protocol*) për menaxhimin e rrjeteve. Megjithatë, pajisjet specifike për sistemet elektroenergjetike (si ato për tele-mbrojtje, telekontroll, automatizim të nënstacioneve, sinkrofazorë, inverterë dhe sisteme mbrojtëse) kërkojnë një zgjidhje të veçantë për monitorimin e gjendjes së tyre.
Objektet NSM ofrojnë të dhëna monitorimi për protokollet IEC që përdoren në sistemet elektroenergjetike (IEC 61850, IEC 60870-5-104), si dhe informacione mbi statusin mjedisor dhe të sigurisë specifike për pajisjet. Si një derivat i IEC 60870-5-104, standardi IEEE 1815 DNP3 është përfshirë gjithashtu në listën e protokolleve të monitoruara. Objektet e të dhënave NSM përdorin konvencionet e emërtimit të zhvilluara për IEC 61850, të zgjeruara për të trajtuar çështjet që lidhen me NSM-në. Për hir të përgjithësimit, këto objekte të dhënash – si dhe llojet e të dhënave nga të cilat ato përbëhen – janë përkufizuar si modele abstrakte të objekteve të të dhënave. Përveç modelit abstrakt, me qëllim mundësimin e integrimit të monitorimit të pajisjeve të sistemit energjetik brenda mjedisit NSM në këtë pjesë të standardit IEC 62351, ofrohet një pasqyrim (mapping) i objekteve në protokollin SNMP të bazave të informacionit të menaxhimit (MIB - Management Information Base).
Objektet që mbulohen tashmë nga MIB-et ekzistuese nuk përcaktohen këtu, por pritet të jenë në përputhje me standardet ekzistuese të MIB-eve. Për shembull, protokollet si EST, SCEP, RADIUS, LDAP dhe GDOI nuk përfshihen në fushëveprim.
Ky botim i IEC 62351-7 shfuqizon dhe zëvendëson IEC 62351-7 të botuar në vitin 2017. Ky botim i ri përbën një rishikim teknik dhe përfshin ndryshimet e mëposhtme të rëndësishme teknike në krahasim me IEC 62351-7:
a) Rishikimi dhe pasurimi i modelit të të dhënave të objekteve NSM;
b) Miratimi i modelit UML për përshkrimin e objekteve NSM;
c) Përfshirja e përkthimit të MIB-eve të protokollit SNMP si "Komponentë Kodi" (Code Components).
PUBLISHED
SSH IEC 62351-7:2025 ED2
60.60
Standard published
25 sht 2026