Publikuar
Standardi IEC 61326-2-7:2025 përcakton kërkesat për testimin e pajtueshmërisë elektromagnetike (EMC) për pajisjet e automatizimit të proceseve, të cilat përdorin të paktën një portë në përputhje me Ethernet APL (Ethernet ADVANCED PHYSICAL LAYER – Shtresa Fizike e Avancuar Ethernet), sipas standardit IEC TS 63444. Llojet e pajisjeve që mbulohen nga ky dokument përfshijnë pajisje infrastrukturore, siç janë çelësat (switches), si dhe pajisje matëse dhe kontrolli. Ky dokument përcakton kërkesat për konfigurimet e testimit EMC të ndërfaqes APL për pajisjet që synohen të përdoren në kontrollin dhe matjen e proceseve.
Funksionet e tjera të pajisjeve mbulohen nga pjesë të tjera të serisë IEC 61326.
SHËNIM: Ethernet-APL përdor standardin IEEE 802.3-2022 (Shtresa Fizike Ethernet 10BASE-T1L), i cili është i përshtatshëm për komunikim "full-duplex" (dykahësh i njëkohshëm) përmes një çifti të vetëm përcjellësish të balancuar.
Nivelet e testimit bazohen në mjedisin e synuar të përdorimit – siç përcaktohet në specifikimet e produktit ose në dokumentacionin për përdoruesin – dhe përzgjidhen në mënyrë të përshtatshme nga standardi IEC 61326-1.
PUBLISHED
SSH IEC 61326-2-7:2025 ED1
60.60
Standard published
25 sht 2026