Publikuar
Standardi IEC 63455:2025 specifikon kodin e linjës 4b/10b me korrigjim gabimesh për transmetim të besueshëm të të dhënave multimediale, veçanërisht për komunikime në kohë reale, madje edhe në mjedise me zhurmë (ndërhyrje), siç janë pajisjet IoT, pajisjet e veshshme, rrjetet e sensorëve, robotika dhe mjetet hapësinore. Ky dokument korrespondon me funksionet e përcaktuara në shtresën 1 deri në shtresën 2 të modelit referues OSI (ISO/IEC 7498).
Ky dokument synon të lehtësojë përdorimin e kodit të linjës 4b/10b në sisteme komplekse, duke ofruar protokollin përkatës. Ai përcakton protokollin e kodit të linjës 4b/10b për ndërlidhjet në sisteme komplekse, kryesisht në sisteme të shpërndara në kohë reale, siç janë sistemet e integruara (embedded), sistemet e kontrollit, pajisjet IoT, pajisjet e veshshme, rrjetet e sensorëve, sistemet e argëtimit, sistemet robotike dhe mjetet hapësinore. Konkretisht, kodi i linjës 4b/10b realizon njëkohësisht integrimin e sinjalit të orës (clock), ekuilibrin e komponentës së vazhdueshme (DC balance), si dhe zbulimin dhe korrigjimin e gabimeve – funksione këto që nuk mbulohen nga një kod linje konvencional – duke mundësuar kështu komunikime dixhitale me besueshmëri të lartë. Veçoria më e rëndësishme e kodit të linjës 4b/10b është aftësia e tij për të korrigjuar gabimet. Si rrjedhim, nuk ka nevojë për korrigjim gabimesh në shtresat e sipërme dhe komunikimi mund të realizohet duke përdorur vetëm kodin e linjës 4b/10b, edhe në mjedise me zhurmë.
PUBLISHED
SSH IEC 63455:2025 ED1
60.60
Standard published
25 sht 2026