Ky dokument përcakton qasje të përgjithshme të përbashkëta organizative, pavarësisht nga lloji, madhësia ose natyra e organizatës aplikuese, për të siguruar cilësinë e të dhënave për trajnimin dhe vlerësimin në analitikë dhe të mësuarit automatik (ML). Ai përfshin udhëzime mbi procesin e cilësisë së të dhënave për:
— ML të mbikëqyrur në lidhje me etiketimin e të dhënave të përdorura për sistemet e trajnimit të ML, duke përfshirë qasjet e përbashkëta organizative për etiketimin e të dhënave të trajnimit;
— ML të pambikëqyrur;
— ML gjysmë të mbikëqyrur;
— të mësuarit përforcues;
— analitikën.
Ky dokument është i zbatueshëm për të dhënat e trajnimit dhe vlerësimit që vijnë nga burime të ndryshme, duke përfshirë mbledhjen e të dhënave dhe përbërjen e të dhënave, përgatitjen e të dhënave, etiketimin e të dhënave, vlerësimin dhe përdorimin e të dhënave. Ky dokument nuk përcakton shërbime, platforma ose mjete specifike.
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN ISO/IEC 5259-4:2025
10.00
Proposal for new project registered
7 jan 2026