Publikuar
Ky dokument ka për qëllim të shërbejë si praktikë më e mirë për identifikimin dhe “mbjelljen” (seeding) e replikave të defekteve të zbulueshme me metoda jo-shkatërruese, në pjesë prej aliazheve metalike të prodhuara me proceset PBF (Powder Bed Fusion) dhe DED (Directed Energy Deposition). Përshkruhen tre kategori të mbjelljes së defekteve:
a) defekte të procesit përmes projektimit CAD;
b) manipulim i parametrave të ndërtimit (build parameters);
c) përpunim zbritës (subtractive manufacturing).
Këto përfshijnë: defekte të pranishme në materialin siç është depozituar fillimisht (as-deposited); defekte në materiale pas trajtimit termik ose procesimit HIP (Hot Isostatic Pressing); defekte që bëhen të zbulueshme për shkak të operacioneve të pas-përpunimit. Aspektet gjeometrike ose matjet nuk janë objekt i këtij dokumenti.
PARALAJMËRIM - Ky dokument nuk synon të adresojë të gjitha shqetësimet e mundshme të sigurisë që lidhen me përdorimin e tij. Është përgjegjësi e përdoruesit të këtij dokumenti të vendosë praktikat e përshtatshme të sigurisë dhe shëndetit, si dhe të përcaktojë zbatueshmërinë e kufizimeve rregullatore përpara përdorimit.
PUBLISHED
DS CEN ISO/ASTM/TR 52906:2022
60.60
Standard published
18 dhj 2025