Publikuar
Ky dokument përcakton parimet e përgjithshme për zhvillimin e softuerit dhe kërkesat për transmetimin e sinjaleve të pjesëve të lidhura me sigurinë të sistemeve të kontrollit (manovrimit) të makinerisë (MCS), në makineritë për lëvizjen e dheut (EMM) dhe pajisjet e tyre, siç përcaktohet në ISO 6165. Për më tepër, ky dokument trajton rreziqet e rëndësishme, siç përcaktohen në ISO 12100, që lidhen me softuerin e integruar brenda sistemit të kontrollit të makinës. Rreziqet kryesore që adresohen janë reagimet e pasakta të daljeve të sistemit të kontrollit të makinerisë ndaj hyrjeve të sistemit të kontrollit të makinerisë.
Siguria kibernetike është jashtë fushës së zbatimit të këtij dokumenti.
SHËNIM: Për udhëzime mbi sigurinë kibernetike, shihni një standard të përshtatshëm sigurie.
Ky dokument nuk është i zbatueshëm për makineritë për lëvizjen e dheut (EMM) të prodhuara para datës së publikimit të tij.
PUBLISHED
SSH EN ISO 19014-4:2020
60.60
Standard published
16 dhj 2025