Publikuar
Ky dokument ofron rregulla horizontale për komunikimin biznes–konsumator (B2C), duke përfshirë sistemet e krahasimit (benchmarking), të cilat synojnë të informojnë konsumatorët mbi performancën mjedisore gjatë ciklit të jetës së produkteve të ndërtimit, sistemeve të montuara dhe elementeve ndërtimore. Komunikimi bazohet në rezultatet e ciklit të jetës së produktit, sistemit ose elementit, ashtu siç është i integruar në asetet ndërtimore, në përputhje me EN 15804:2012+A2:2019. Komunikimi B2C përfshin gjithashtu informacion mbi përfitimet dhe ngarkesat përtej kufijve të sistemit.
Ky dokument u drejtohet organizatave që ofrojnë komunikim biznes–konsumator dhe sisteme krahasimi dhe jep udhëzime se si të zhvillohet komunikimi B2C, si dhe rregulla të përbashkëta për metodologjitë e krahasimit (benchmarking) duke përdorur Deklaratat Mjedisore të Produkteve (EPD), sipas EN 15804, dhe duke iu referuar EN 15942 për formatin e komunikimit.
Komunikimi biznes–konsumator dhe metodologjia e krahasimit e përshkruar në këtë dokument bazohet në një njësi funksionale dhe në vlerësime nga “fillimi deri në fund të jetës” (cradle-to-grave). Në këtë dokument përshkruhet gjithashtu edhe komunikimi B2C pa krahasim .
PUBLISHED
SSH EN 17672:2022
60.60
Standard published
16 dhj 2025