Publikuar
Ky dokument plotëson rregullat bazë për kategorinë e produkteve të ndërtimit, siç përcaktohen në EN 15804:2012+A2:2019, dhe ka synim të përdoret si c-PCR në lidhje me këtë standard.
Ky c-PCR zbatohet për produktet që bien brenda fushës së CEN/TC 104 dhe CEN/TC 229, por mund të jetë i zbatueshëm edhe për produkte të tjera betoni deri sa për to të jenë hartuar c-PCR specifike për produktin.
Ky dokument zbatohet për betonin dhe elementet e betonit për ndërtim dhe inxhinieri civile, por përjashton betonin poroz të autoklavuar dhe betonin e lidhur me rrëshirë. Me përjashtim të Aneksit G, ai mund të përdoret si udhëzues për betonin e përforcuar me fibra qelqi.
Ky dokument përcakton parametrat që duhet të raportohen, llojet e EPD-ve (dhe fazat e ciklit të jetës) që duhet të mbulohen, rregullat që duhet të ndiqen për të gjeneruar Inventarët e Ciklit të Jetës (LCI) dhe për të kryer Vlerësimin e Ndikimit të Ciklit të Jetës (LCIA), si dhe cilësinë e të dhënave që duhet të përdoren në zhvillimin e EPD-ve.
Përveç pjesëve të përbashkëta të EN 15804:2012+A2:2019, ky dokument për betonin dhe elementet e betonit:
- përcakton kufijtë e sistemit;
- përcakton modelimin dhe vlerësimin e karakteristikave specifike të materialit;
- përcakton procedurat e alokimit për proceset me shumë dalje përgjatë zinxhirit të prodhimit;
- përcakton procedurat e alokimit për ripërdorim dhe riciklim;
- përfshin rregullat për llogaritjen e LCI dhe LCIA që qëndrojnë në bazë të EPD-së;
- ofron udhëzime/rregulla specifike për përcaktimin e jetëgjatësisë së shërbimit referencë (RSL);
- jep udhëzime për vendosjen e skenarëve standardë;
- jep udhëzime për njësitë funksionale standarde për elementet e betonit.
Ky dokument synohet të përdoret ose për vlerësime “nga fillimi i prodhimit deri në daljen nga fabrika me opsione” (cradle to gate with options) ose “nga fillimi i procesit të prodhimit deri ne fund te jetës së produktit ” (cradle to grave), me kusht që qëllimet të deklarohen qartë në përshkrimin e kufijve të sistemit.
Në kontekstin e veprave ndërtimore, një deklaratë “nga fillimi i procesit të prodhimit deri ne fund te jetës së produktit ” ofron një kuptim më gjithëpërfshirës të ndikimit mjedisor që lidhet me betonin dhe elementet e betonit.
PUBLISHED
SSH EN 16757:2017
PUBLISHED
SSH EN 16757:2022
60.60
Standard published
16 dhj 2025