Publikuar
Ky dokument, së bashku me EN 474-1:2022, trajton të gjitha rreziqet, situatat e rrezikshme dhe ngjarjet e rëndësishme që lidhen me rulat (rollers), kur përdoren sipas qëllimit të tyre dhe në kushtet e keqpërdorimit që janë në mënyrë të arsyeshme të parashikueshme nga prodhuesi (shih Aneksin A), të lidhura me të gjithë jetëgjatësinë e makinerisë, siç përshkruhet në EN ISO 12100:2010, pika 5.4.
Kërkesat e këtij dokumenti janë plotësuese ndaj kërkesave të përbashkëta të përcaktuara në EN 474-1:2022. Ky dokument nuk i përsërit kërkesat e EN 474-1:2022, por i plotëson ose i modifikon ato për rulat.
Ky dokument nuk jep kërkesa për qarqet elektrike kryesore dhe sistemet e lëvizjes së makinerisë kur burimi kryesor i energjisë është një furnizim elektrik i jashtëm.
Rreziqet e mëposhtme të rëndësishme dhe relevante nuk mbulohen nga ky dokument:
- lazeri;
- rrufetë.
Ky dokument nuk jep kërkesa të performancës për funksionet e sigurisë të lidhura me sistemin(et) e komandimit (manovrimit).
Ky dokument nuk trajton tërheqjen e rimorkiove.
Kjo pjesë e EN 474:2022 nuk është e zbatueshme për rulat me manovrator të ulur (seated ride-on) me gjerësi të cilindrit më të vogël se vlera nominale 0,8 m.
Ky dokument nuk është i zbatueshëm për rulat që janë prodhuar përpara datës së publikimit të këtij dokumenti nga CEN.
Directives related to this standards.
Direktiva 2006/42/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 17 majit 2006 për makinerinë, dhe amendimi i Direktivës 95/16/EC (rinovim)
Të harmonizuara
WITHDRAWN
SSH EN 500-4:2011
PUBLISHED
SSH EN 474-13:2022
60.60
Standard published
16 dhj 2025