Publikuar
Ky dokument, së bashku me EN 474-1:2022, trajton të gjitha rreziqet e rëndësishme për makineritë lëvizëse të dheut, ngjeshësit e dheut dhe mbetjeve kur përdoren sipas qëllimit të tyre dhe në kushtet e keqpërdorimit që janë në mënyrë të arsyeshme të parashikueshme nga prodhuesi, të lidhura me të gjithë jetëgjatësinë e makinerisë (shih Aneksin A).
Kërkesat e kësaj pjese janë plotësuese ndaj kërkesave të përbashkëta të përcaktuara në EN 474-1:2022. Ky dokument nuk i përsërit kërkesat e EN 474-1:2022, por i plotëson ose i modifikon ato për aplikimin e makinerive për lëvizjen e dheut – ngjeshësit e dheut dhe mbetjeve.
Ngjeshësit tip rammer dhe platformat vibratore janë të përjashtuara nga ky dokument.
Ky dokument nuk jep kërkesa për qarqet elektrike kryesore dhe sistemet e lëvizjes së makinerisë kur burimi kryesor i energjisë është një furnizim elektrik i jashtëm.
Rreziqet e mëposhtme të rëndësishme dhe relevante nuk mbulohen nga ky dokument:
- lazeri;
- rrufetë.
Ky dokument nuk jep kërkesa të performancës për funksionet e sigurisë të lidhura me sistemin(et) e komandimit (manovrimit).
Ky dokument nuk është i zbatueshëm për kompaktorët e tokës dhe mbetjeve të prodhuar përpara datës së publikimit të këtij dokumenti nga CEN.
Directives related to this standards.
Direktiva 2006/42/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 17 majit 2006 për makinerinë, dhe amendimi i Direktivës 95/16/EC (rinovim)
Të harmonizuara
WITHDRAWN
SSH EN 474-11:2006+A1:2008
PUBLISHED
SSH EN 474-11:2022
60.60
Standard published
16 dhj 2025