Publikuar
Ky dokument, së bashku me EN 474-1:2022, trajton të gjitha rreziqet, situatat e rrezikshme dhe ngjarjet e rëndësishme që lidhen me makineritë për gërmimin e kanaleve (trenchers), siç përcaktohen në Nenin 3, kur përdoren sipas qëllimit të tyre dhe në kushtet e keqpërdorimit që janë në mënyrë të arsyeshme të parashikueshme nga prodhuesi (shih Aneksin A), të lidhura me të gjithë jetëgjatësinë e makinerisë, siç përshkruhet në EN ISO 12100:2010, pika 5.4.
Kërkesat e këtij dokumenti janë plotësuese ndaj kërkesave të përbashkëta të përcaktuara në EN 474-1:2022. Ky dokument nuk i përsërit kërkesat e EN 474-1:2022, por i plotëson ose i modifikon ato për trenchers.
Ky dokument trajton:
- makineritë për gërmimin e kanaleve (trenchers) (3.1);
- pajisjet për gërmimin (3.2);
SHËNIM: Në këtë dokument, termi "trenchers" përfshin si "makinerinë" ashtu edhe "pajisjet e gërmimit".
- makineri për gërmim kanali me vakum (3.1.2);
- të pajisur me makineri për gërmim në pjesën e pasme (3.3).
Ky dokument jep kërkesa specifike për shëndetin dhe sigurinë e pajisjeve të gërmimit dhe të ndërfaqes (p.sh. mekanike, elektrike, hidraulike, kontrolli) midis mjetit bartës dhe pajisjeve të tij, si dhe për ndërveprimet dhe efektet që kanë mbi njëri-tjetrin kur përdoren së bashku (p.sh. shikueshmëria).
Ky dokument nuk zbatohet për mjetet bartëse që i nënshtrohen rregulloreve të tjera përkatëse.
Ky dokument nuk trajton:
- gërmimet sipërfaqësore të vazhdueshme siç përcaktohen në ISO 19224:2017,
- makineritë që nuk përfshijnë sistemin e nxjerrjes me vakum,
- makineritë për prerje të dyshemesë të vetëlëvizshme ose të kontrolluara në këmbë (p.sh. ground saw), të cilat janë nën fushën e EN 13862:2021.
Ky dokument nuk jep kërkesa për qarqet elektrike kryesore dhe sistemet e lëvizjes së makinerisë kur burimi kryesor i energjisë është një furnizim elektrik i jashtëm.
Ky dokument nuk jep kërkesa të performancës për funksionet e sigurisë të lidhura me sistemin(et) e komandimit (manovrimit).
Rreziqet e mëposhtme të rëndësishme dhe relevante nuk mbulohen nga ky dokument:
- transmetimi i fuqisë midis makinerive vetëlëvizëse (ose traktorit) dhe makinerisë pritëse;
- lazeri;
- rrufetë.
Ky dokument nuk është i zbatueshëm për makineritë që janë prodhuar përpara datës së publikimit të këtij dokumenti nga CEN.
Directives related to this standards.
Direktiva 2006/42/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 17 majit 2006 për makinerinë, dhe amendimi i Direktivës 95/16/EC (rinovim)
Të harmonizuara
WITHDRAWN
SSH EN 474-10:2006+A1:2009
PUBLISHED
SSH EN 474-10:2022
60.60
Standard published
16 dhj 2025