Publikuar
Ky dokument, së bashku me EN 474-1:2022, trajton të gjitha rreziqet, situatat e rrezikshme dhe ngjarjet e rëndësishme që lidhen me scraper-ët (makineritë gërmuese/mbledhëse të dheut), siç përcaktohen në pikën 3.1, me përjashtim të scraper-ëve që tërhiqen, kur përdoren sipas qëllimit të tyre dhe në kushtet e keqpërdorimit që janë në mënyrë të arsyeshme të parashikueshme nga prodhuesi (shih Aneksin A), të lidhura me të gjithë jetëgjatësinë e makinerisë, siç përshkruhet në EN ISO 12100:2010, pika 5.4.
Ky dokument nuk jep kërkesa të performancës për funksionet e sigurisë të lidhura me sistemin(et) e komandimit (manovrimit).
Rreziqet e mëposhtme të rëndësishme dhe relevante nuk mbulohen nga ky dokument:
- transmetimi i fuqisë midis makinerive vetëlëvizëse (ose traktorit) dhe makinerisë pritëse;
- lazeri;
- rrufetë.
Kërkesat e këtij dokumenti janë plotësuese ndaj kërkesave të përbashkëta të përcaktuara në EN 474-1:2022. Ky dokument nuk i përsërit kërkesat e EN 474-1:2022, por i plotëson ose i modifikon ato për scraper-ët.
Ky dokument nuk është i zbatueshëm për scraper-ët që janë prodhuar përpara datës së publikimit të këtij dokumenti nga CEN.
Directives related to this standards.
Direktiva 2006/42/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 17 majit 2006 për makinerinë, dhe amendimi i Direktivës 95/16/EC (rinovim)
Të harmonizuara
WITHDRAWN
SSH EN 474-7:2006+A1:2009
PUBLISHED
SSH EN 474-7:2022
60.60
Standard published
16 dhj 2025