Publikuar
Ky dokument, së bashku me EN 474-1:2022, trajton të gjitha rreziqet, situatat e rrezikshme dhe ngjarjet e rëndësishme që lidhen me ngarkuesit ekskavator me kovë gërmimi në pjesën e pasme (backhoe loaders), kur përdoren sipas qëllimit të tyre dhe në kushtet e keqpërdorimit që janë në mënyrë të arsyeshme të parashikueshme nga prodhuesi (shih Aneksin A), të lidhura me të gjithë jetëgjatësinë e makinerisë, siç përshkruhet në EN ISO 12100:2010, pika 5.4.
Kërkesat e këtij dokumenti janë plotësuese ndaj kërkesave të përbashkëta të përcaktuara në EN 474-1:2022. Ky dokument nuk i përsërit kërkesat e EN 474-1:2022, por i plotëson ose i modifikon ato për ngarkuesit ekskavator me kovë për gërmim në pjesën e pasme.
Ky dokument nuk jep kërkesa për qarqet elektrike kryesore dhe sistemet e lëvizjes së makinerisë, kur burimi kryesor i energjisë është një furnizim elektrik i jashtëm.
Ky dokument nuk jep kërkesa të performancës për funksionet e sigurisë të lidhura me sistemin(et) e komandimit (manovrimit).
Ky dokument nuk trajton makineritë për prishje (demolition machinery).
Ky dokument trajton gjithashtu aplikimet me pirunë, aplikimet për trajtimin e trungjeve dhe aplikimet e operacioneve të ngritjes.
Ky dokument nuk është i zbatueshëm për ngarkuesit me ekskavator që janë prodhuar përpara datës së publikimit të këtij dokumenti nga CEN.
Directives related to this standards.
Direktiva 2006/42/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 17 majit 2006 për makinerinë, dhe amendimi i Direktivës 95/16/EC (rinovim)
Të harmonizuara
WITHDRAWN
SSH EN 474-4:2006+A2:2012
PUBLISHED
SSH EN 474-4:2022
60.60
Standard published
16 dhj 2025