Publikuar
Ky dokument, së bashku me EN 474-1:2022, trajton të gjitha rreziqet, situatat e rrezikshme dhe ngjarjet e rëndësishme që lidhen me ngarkuesit (loaders), kur përdoren sipas qëllimit të tyre dhe në kushtet e keqpërdorimit që janë në mënyrë të arsyeshme të parashikueshme nga prodhuesi (shih Aneksin A), të shoqëruara me të gjithë ciklin e jetës së makinerisë, siç përshkruhet në EN ISO 12100:2010, pika 5.4.
Kërkesat e këtij dokumenti janë plotësuese ndaj kërkesave të përbashkëta të përcaktuara në EN 474-1:2022. Ky dokument nuk i përsërit kërkesat e EN 474-1:2022, por i plotëson ose i modifikon ato për ngarkuesit.
Ky dokument nuk jep kërkesa për qarqet elektrike kryesore dhe për sistemet e lëvizjes së makinerisë kur burimi kryesor i energjisë është një furnizim elektrik i jashtëm.
Ky dokument nuk jep kërkesa të performancës për funksionet e sigurisë të lidhura me sistemin(et) e komandimit (manovrimit).
Rreziqet e mëposhtme të rëndësishme dhe relevante nuk mbulohen nga ky dokument:
- lazeri;
- rrufetë.
Ky dokument nuk trajton tërheqjen e rimorkiove.
Ky dokument nuk trajton makineritë për prishje (demolition machinery).
Kjo pjesë trajton gjithashtu aplikimet me pirunë, aplikimet për trajtimin e trungjeve, aplikimet për trajtimin e objekteve të vetme të rënda dhe aplikimet e operacioneve të ngritjes.
Ky dokument nuk është i zbatueshëm për ngarkuesit që janë prodhuar përpara datës së publikimit të këtij dokumenti nga CEN.
SHËNIM: Për qarkullimin në rrugë publike, zbatohen rregulloret kombëtare të trafikut (p.sh. frenimi, drejtimi, ndriçimi, tërheqja etj.) deri në disponueshmërinë e kërkesave të harmonizuara.
Directives related to this standards.
Direktiva 2006/42/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 17 majit 2006 për makinerinë, dhe amendimi i Direktivës 95/16/EC (rinovim)
Të harmonizuara
WITHDRAWN
SSH EN 474-3:2006+A1:2009
PUBLISHED
SSH EN 474-3:2022
60.60
Standard published
16 dhj 2025
PUBLISHED
SSH EN 474-3:2022/AC:2022