Publikuar
Ky dokument, së bashku me EN 474-1:2022, trajton të gjitha rreziqet e rëndësishme, situatat e rrezikshme dhe ngjarjet që lidhen me traktorët buldozerë (tractor-dozers), kur përdoren sipas qëllimit të tyre dhe në kushtet e keqpërdorimit që janë në mënyrë të arsyeshme të parashikueshme nga prodhuesi (shih Aneksin A), dhe që lidhen me gjithë jetëgjatësinë e makinerisë siç përshkruhet në EN ISO 12100:2010, pika 5.4.
Rreziqet e mëposhtme të rëndësishme dhe përkatëse nuk mbulohen nga ky dokument:
- lazeri;
- rrufetë.
Kërkesat e këtij dokumenti janë plotësuese të kërkesave të përbashkëta të formuluara në EN 474-1:2022. Ky dokument nuk i përsërit kërkesat e EN 474-1:2022, por i plotëson ose i modifikon ato për traktorët buldozerë (tractor-dozers).
Ky dokument nuk jep kërkesa për qarqet elektrike kryesore dhe sistemet e drejtimit të makinerive kur burimi kryesor i energjisë është një furnizim elektrik i jashtëm.
Ky dokument nuk jep kërkesa të performancës për funksionet e sigurisë që lidhen me sistemin(et) e kontrollit (manovrimit).
Ky dokument nuk trajton tërheqjen e rimorkiove.
Ky dokument nuk trajton makineritë e demolimit (shkatërrimit).
Kjo pjesë trajton gjithashtu përdorimin e makinerive pirunë, përdorimin e makinerive për lëvizjen e trungjeve, përdorimin e makinerive për lëvizjen e një objekti të vetëm të rëndë dhe përdorimin e makinerive për operacione ngritjeje.
Ky dokument nuk zbatohet për traktorët buldozerë (tractor-dozers) që janë prodhuar përpara datës së publikimit të këtij dokumenti nga CEN.
Directives related to this standards.
Direktiva 2006/42/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 17 majit 2006 për makinerinë, dhe amendimi i Direktivës 95/16/EC (rinovim)
Të harmonizuara
WITHDRAWN
SSH EN 474-2:2006+A1:2008
PUBLISHED
SSH EN 474-2:2022
60.60
Standard published
16 dhj 2025