Publikuar
Ky dokument përcakton karakteristikat dhe metodat e provës për rregullatorët e oxhaqeve (flue dampers) që përdoren si komponentë për transportimin e gazrave të djegies, me qëllim:
të kufizojnë rrjedhën në një oxhak;
të parandalojnë kthimin e blozës gjatë pastrimit të oxhakut;
të parandalojnë kthimin e gazrave të djegies, p.sh. në rastin e oxhaqeve që u shërbejnë disa pajisjeve (multi-served chimneys).
Ky dokument mbulon vetëm rregullatorë oxhaku të integruar në një kasë dhe të instaluar brenda një ndërtese.
Ky dokument mbulon vetëm rregullatorë me elemente izolues prej materialesh elastomerike, për klasa temperature deri në T 200 dhe klasa korrozioni 1 ose 2 sipas EN 14241-1, ose materiale izolues për aplikime të thata me klasë reagimi ndaj zjarrit A1 sipas EN 13501-1.
Ky dokument mbulon vetëm rregullatorë me motorr, ku motori, kasa dhe pllaka e rregullatorit janë të ndërlidhura në mënyrë të tillë që të mund të ndahen vetëm duke përdorur mjete.
Ky dokument mbulon vetëm rregullatorë mekanikë, ku çdo motor është në përputhje me EN 60730-2-14 dhe ku mbulesa e komponentëve elektrikë të rregullatorit plotëson të paktën klasën minimale të mbrojtjes IP40 sipas EN 60529.
Ky dokument mbulon vetëm rregullatorë të projektuar dhe instaluar në mënyrë që dhënia e informacionit të pasaktë mbi pozicionin e fletës së rregullatorit të jetë absolutisht e pamundur, të cilët:
instalohen vetëm mbi komponentë të ndërlidhur me kasën;
aktivizohen vetëm nga komponentë të ndërlidhur me fletën e rregullatorit;
sigurojnë që çelësi kufizues (limit switch) të hapet ose fleta e rregullatorit të kalojë në pozicionin e hapur nëse dështon ndonjë nga këto ndërlidhje.
Ky objektiv sigurie mund të arrihet edhe me metoda të tjera po aq të përshtatshme (p.sh. përforcim ose saldim).
Ky dokument mbulon vetëm rregullatorë për kaldaja biomase ≥ 1 000 kW dhe aplikime industriale, me çelësa kufizues në përputhje me EN 61058-1 ose EN 50156-1.
Ky dokument mbulon vetëm rregullatorë për të cilët është e mundur identifikimi i pozicionit të fletës së damperit.
Ky dokument mbulon vetëm rregullatorë plotësisht të mbyllur, me komandim manual (Tipi 1), të cilët kanë mundësi për rregullimin e pozicionit të fletës së rregullatorit.
Ky dokument mbulon vetëm rregullatorë plotësisht të mbyllur, me komandim mekanik (Tipi 2), që kanë vetëm pozicionet “plotësisht i hapur” dhe “plotësisht i mbyllur”, dhe ku nuk është e mundur fiksimi i fletës në pozicion jo të mbyllur, ndërkohë që pajisja nuk është në funksion.
SHËNIM
Kjo vlen vetëm për oxhaqe me disa pajisje dhe me kushte presioni pozitiv.
Ky dokument mbulon vetëm rregullatorë pjesërisht të mbyllur (Tipet 3 deri në 5), ku është e mundur rregullimi i pozicionit të fletës së tij dhe ku sigurohet që fleta të mos ndryshojë pozicion vetvetiu.
Rregullatorët e oxhaqeve që janë pjesë integrale e produkteve të sistemeve të oxhaqeve ose e komponentëve të tjerë të oxhaqeve, si p.sh. veshjet e brendshme të oxhakut ose tubat lidhës të gazrave, nuk mbulohen nga ky dokument.
Ky dokument përcakton gjithashtu kërkesat për shënjimin, udhëzimet e prodhuesit, informacionin për produktin, si dhe Vlerësimin dhe Verifikimin e Konsistencës së Performancës (AVCP).
Ky dokument nuk përcakton çështje që lidhen me pjesët elektrike.
PUBLISHED
SSH EN 16475-4:2020
60.60
Standard published
15 dhj 2025