Publikuar
Ky dokument mbulon kërkesat e përgjithshme dhe kriteret bazë për menaxhimin e gjatë gjithë kohës së përdorimit të të gjitha llojeve të oxhaqeve të pavarur nga struktura, duke përfshirë monitorimin, inspektimin, mirëmbajtjen, riparimin, raportimin, si dhe veprimet dhe procedurat e nevojshme. Ky dokument zbatohet për çdo oxhak me mbrojtje nga era (windshield), oxhak me dhomë tymi të vetme (single stack), kullë, kollonë mbështetëse dhe veshje të brëndshme që mbulohen nga seria EN 13084.
Menaxhimi gjatë gjithë kohës së përdorimit merr në konsideratë projektimin origjinal strukturor dhe operacional të oxhaqeve me strukturë të pavarura nën kushte operative, si dhe veprime të tjera për të verifikuar që rezistenca mekanike, qëndrueshmëria strukturore dhe siguria në përdorim të vazhdojnë në nivelin e projektimit, siç është parashikuar, dhe/ose të përshtaten ndaj ndryshimeve në kërkesat operative të strukturës dhe/ose të mjedisit të saj.
SHËNIM
Në pjesë të tjera të serisë EN 13084 do të jepen rregulla se kur produktet e oxhaqeve në përputhje me EN 1443 (dhe standardet përkatëse të produkteve) mund të përdoren në oxhaqe me strukturë të pavarur.
PUBLISHED
SSH EN 13084-9:2022
60.60
Standard published
15 dhj 2025