Publikuar
Ky dokument përcakton kërkesat për elementët lidhës prej çeliku me veshje dhe sisteme veshjesh galvanike. Kërkesat që lidhen me vetitë dimensionale zbatohen gjithashtu edhe për elementët lidhës prej bakri ose nga aliazhet e bakrit.
Ai gjithashtu përcakton kërkesat dhe jep rekomandime për të minimizuar rrezikun e dobësimit nga hidrogjeni, shih 4.4 dhe Shtojcën B.
Dokumenti zbatohet kryesisht për elementët lidhës me sisteme veshje me zink dhe aliazh zinku (zink, zink-nikel, zink-hekur) dhe kadmium, të synuar kryesisht për mbrojtje ndaj korrozionit dhe veti të tjera funksionale:
- me ose pa veshje konvertuese,
- me ose pa izolues (sealant),
- me ose pa shtresë mbulimi të sipërme,
- me ose pa lubrifikant (lubrifikant integral dhe/ose i shtuar më pas).
Specifikimet për veshje dhe sisteme veshjesh të tjera galvanike (kallaj, kallaj-zink, bakër-kallaj, bakër-argjend, bakër, argjend, bakër-zink, nikel, nikel-krom, bakër-nikel, bakër-nikel-krom) përfshihen në këtë dokument vetëm për kërkesat dimensionale për elementë lidhës me fileto metrike ISO.
Kërkesat e këtij dokumenti për elementët lidhës me veshje galvanike kanë përparësi mbi dokumentet e tjera që trajtojnë galvanizimin.
Ky dokument zbatohet për bulonat, vidat, shufrat e filetuara dhe dadot prej çeliku me fileto metrike ISO, për elementë të tjerë të filetuar dhe për elementë lidhës pa fileto si rondele, kunja, kapëse dhe thumba.
SHËNIM: Veshja galvanike përdoret gjithashtu për elementët lidhës prej çeliku të paoksidueshëm, p.sh. për qëllime lubrifikimi për të shmangur ngjitjen.
Informacion për projektimin dhe montimin e elementëve lidhës të veshur jepet në Shtojcën A.
Ky dokument nuk përcakton kërkesa për veti të tilla si saldueshmëria apo lyerja.
WITHDRAWN
SSH EN ISO 4042:2018
PUBLISHED
SSH EN ISO 4042:2022
60.60
Standard published
26 nën 2025