Publikuar
Ky dokument ofron udhëzime dhe informacione për hartimin e standardeve të produktit me qëllim specifikimin e karakteristikave dhe metodave të provës për përdorimin e materialit termoplastik të ricikluar (PVC-U, PVC-C, PE, PP, ABS) në tuba, pajisje dhe aksesorë për sistemet e tubacioneve termoplastike.
Ky dokument mbulon riciklatet me një specifikim të dakordësuar, nga të gjitha burimet.
SHËNIM 1 Ky dokument nuk mbulon karakteristikat për materialin e ripërpunuar.
SHËNIM 2 Ky dokument nuk mbulon proceset e riciklimit (p.sh., kimik apo mekanik).
SHËNIM 3 Ky dokument nuk përcakton nëse materiali i ricikluar mund të përdoret në një aplikim specifik. Përdorimi i mundshëm i riciklateve do të përcaktohet në standardin e përdorimit të produktit.
Ky dokument ofron udhëzime rreth karakteristikave përkatëse që duhet të përfshihen në specifikimin e dakordësuar për riciklatet.
Ky dokument është i zbatueshëm pa paragjykuar asnjë legjislacion ekzistues.
Për procesin e riciklimit, transportin, testimin dhe përdorimin e riciklateve termoplastike, mund të zbatohen rregullore kombëtare dhe/ose europiane (p.sh., aspekte higjenike).
SHËNIM 4 Për shembull, nivelet kufitare për substancat me shqetësim shumë të lartë (SVHC) siç përcaktohen në legjislacionin REACH, të cilat mund të jenë të pranishme në riciklatet termoplastike.
WITHDRAWN
DS CEN/TS 14541:2013
PUBLISHED
DS CEN/TS 14541-2:2022
60.60
Standard published
25 nën 2025