Publikuar
Ky dokument specifikon kërkesat për tuba me mur të fortë me sipërfaqe të lëmuara të brendshme dhe të jashtme, të nxjerrë (ekstruduar) nga e njëjta formulë, rakorderitë dhe sistemin e tubacioneve të poliklorurit të vinilit të klorinuar (PVC-C) të synuara për aplikime të shkarkimit të ujrave të zeza dhe mbetjeve (temperaturë e ulët dhe e lartë):
- brenda ndërtesave (kodi i zonës së aplikimit "B");
- brenda ndërtesave ashtu edhe të vendosur nëntokë brenda strukturës së ndërtesës (kodi i zonës së aplikimit "BD").
SHËNIM 1: Përdorimi i synuar reflektohet në shënimin e produkteve me "B" ose "BD".
SHËNIM 2: Aplikimi "B" mbulon përdorimet mbi tokë brenda ndërtesave, ose jashtë ndërtesave të fiksuara në mur.
SHËNIM 3: Tubat dhe rakorderitë e serisë së tubave S 25 synohen të përdoren vetëm për zonën e aplikimit "B".
SHËNIM 4: Për përdorim të vendosur nën tokëbrenda strukturës së ndërtesës synohen vetëm ato komponentë (të shënuar me "BD") me diametër të jashtëm nominal të barabartë ose më të madh se 75 mm.
SHËNIM 5: EN 476 specifikon kërkesat e përgjithshme për komponentët e përdorur në tubat e shkarkimit, drenazhet dhe kanalizimet për sistemet me gravitet. Tubat dhe rakorderitë që përputhen me këtë dokument i plotësojnë plotësisht këto kërkesa.
Ky dokument zbatohet për tubat dhe rakorderitë PVC-C dhe sistemin e synuar për qëllimet e mëposhtme:
- pjesa e ventilimit të tubacionit lidhur me aplikimet e shkarkimit;
- tubacioni i ujërave të shiut brenda strukturës së ndërtesës.
Ai gjithashtu specifikon parametrat e testimit për metodat e testimit që referohen.
Ky dokument mbulon një gamë madhësish nominale, një gamë serish tubash dhe jep rekomandime në lidhje me ngjyrat.
SHËNIM 6: Është përgjegjësi e blerësit ose specifikuesit të bëjë zgjedhjet e duhura nga këto aspekte, duke marrë parasysh kërkesat e tyre të veçanta dhe çdo rregullore kombëtare përkatëse dhe praktikat ose kodet e instalimit.
SHËNIM 7: Tubat, rakorderitë dhe komponentët e tjerë që përputhen me cilindo nga standardet e produkteve plastike të listuara në Shtojcën A mund të përdoren me tuba dhe rakorderi që përputhen me këtë dokument, me kusht që ato të përputhen me kërkesat për dimensionet e bashkimit të dhëna në Pikën 7 dhe me kërkesat e Tabelës 21.
Directives related to this standards.
Rregullorja (BE) Nr. 305/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 9 Mars 2011 që parashtron kushtet e harmonizuara për tregtimin e produkteve të ndërtimit dhe shfuqizimin e Direktivës së Këshillit KEE/89/106
WITHDRAWN
SSH EN 1566-1:2005
PUBLISHED
SSH EN 1566-1:2022
60.60
Standard published
25 nën 2025