DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

SSH EN 1455-1:2022

Sisteme tubash plastikë për shkarkim ujërash të zeza dhe mbetjesh (temperaurë e ulët dhe e lartë) brenda strukturës së ndërtesës - Akrilonitril-butadien-stiren (ABS) - Pjesa 1: Specifikime për tubat, rakorderitë dhe sistemin

Plastics piping systems for soil and waste discharge (low and high temperature) within the building structure - Acrylonitrile-butadiene-styrene (ABS) - Part 1: Specifications for pipes, fittings and the system
25 nën 2025

General information

60.60     25 nën 2025

95.99   

DPS

DPS/KT 74

European Norm

23.040.01     91.140.80  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

Ky dokument specifikon kërkesat për tuba me mur të fortë me sipërfaqe të lëmuara të brendshme dhe të jashtme, të nxjerrë (ekstruduar) nga e njëjta formulë, rakorderitë dhe sistemin e tubacioneve të akrilonitril-butadien-stirenit (ABS) dhe akrilonitril-stiren-akril-esterit (ASA) të synuar për aplikime të shkarkimit të ujrave të zeza dhe mbetjeve (temperaturë e ulët dhe e lartë):
brenda ndërtesave (kodi i zonës së aplikimit "B");
si brenda ndërtesave ashtu edhe të vendosur nëntokë brenda strukturës së ndërtesës (kodi i zonës së aplikimit "BD").
SHËNIM 1: Përdorimi i synuar reflektohet në shënimin e produkteve me "B" ose "BD".
SHËNIM 2: Aplikimi "B" mbulon përdorimet mbi tokë brenda ndërtesave, ose jashtë ndërtesave të fiksuara në mur.
SHËNIM 3: Tubat dhe rakorderitë e serisë së tubave S 25 synohen të përdoren vetëm për zonën e aplikimit "B".
SHËNIM 4: Për përdorim të vendosur nëntokë brenda strukturës së ndërtesës synohen vetëm ato komponentë (të shënuar me "BD") me diametër të jashtëm nominal të barabartë ose më të madh se 75 mm.
SHËNIM 5: EN 476 [5] specifikon kërkesat e përgjithshme për komponentët e përdorur në tubat e shkarkimit, drenazhet dhe kanalizimet për sistemet me gravitet. Tubat dhe rakorderitë që përputhen me këtë dokument i plotësojnë plotësisht këto kërkesa.
Ky dokument zbatohet gjithashtu për tubat, rakorderitë dhe sistemin ABS dhe ASA të synuara për qëllimet e mëposhtme:
- pjesa e ventilimit të tubacionit në linjat me aplikim për shkarkimin;
- tubacioni i ujërave të shiut brenda strukturës së ndërtesës.
Ai gjithashtu specifikon parametrat e testimit për metodat e testimit që referohen.
Ky dokument mbulon një gamë madhësish nominale, një gamë serish tubash dhe rakorderish dhe jep rekomandime në lidhje me ngjyrat.
SHËNIM 6: Është përgjegjësi e blerësit ose specifikuesit të bëjë zgjedhjet e duhura nga këto aspekte, duke marrë parasysh kërkesat e tyre të veçanta dhe çdo rregullore kombëtare përkatëse dhe praktikat ose kodet e instalimit.
SHËNIM 7: Tubat, rakorderitë dhe komponentët e tjerë që përputhen me cilindo nga standardet e produkteve plastike të listuara në Shtojcën A mund të përdoren me tuba dhe rakorderi që përputhen me këtë dokument, me kusht që ato të përputhen me kërkesat për dimensionet e bashkimit të dhëna në Pikën 7 dhe me kërkesat e Tabelës 21.

Life cycle

PREVIOUSLY

PUBLISHED
SSH EN 1455-1:2005

NOW

PUBLISHED
SSH EN 1455-1:2022
60.60 Standard published
25 nën 2025

Related project

Adopted from EN 1455-1:2022 IDENTICAL