DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

SSH EN 1254-5:2021

Bakër dhe lidhje bakri - Rakorderi hidraulike - Pjesa 5: Rakorderi kapilare me fund të shkurtër për tuba bakri të salduara me aliazh të fortë

Copper and copper alloys - Plumbing fittings - Part 5: Capillary fittings with short ends for brazing to copper tubes
25 nën 2025

General information

60.60     25 nën 2025

95.99   

DPS

DPS/KT 74

European Norm

23.040.40  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

Ky dokument specifikon karakteristikat e produktit, metodat e vlerësimit, kriteret e konformitetit të rezultateve të testimit dhe një sistem përcaktimi për rakorderitë kapilare me funde të shkurtra për saldim me material mbushës të fortë me tuba bakri p.sh. EN 1057, EN 13348, EN 13349, EN 12735-1, EN 12735-2, etj. Për këto funde rakorderish ekzistojnë në dy forma: rakorderi me fole ushqyese për saldimin dhe funde rakorderish me unazë integrale për saldimin (brazing ring). Për qëllime të bashkimit të tubave të bakrit, fundet e rakorderive kanë një diametër nominal nga 14,7 mm deri në 159 mm. Rakorderitë janë projektuar për një jetëgjatësi shërbimi deri në pesëdhjetë vjet.
Rakorderitë përdoren deri në temperaturat e funksionimit dhe presionet maksimale përkatëse të funksionimit siç tregohet në Shtojcën A.
Ky dokument zbatohet për rakorderitë nga lidhjet e bakrit. Një listë jo-shteruese e këtyre lidhjeve të bakrit është dhënë në CEN/TS 13388.
Lidhjet e rakorderive kapilare me funde të shkurtra për ngjitje me tuba bakri përdoren në përputhje me lidhjet e specifikuara në EN ISO 17672.
Jo të gjitha lidhjet e bakrit që përdoren për të prodhuar rakorderi mund të saldohen dhe ato që mund të saldohen mund të kërkojnë teknika të ndryshme saldimi (udhëzimet jepen në EN 1254-20:2021, Shtojca A).
Rakorderitë me funde të shkurtra për ngjitje kapilare mund të kenë gjithashtu lidhje fundore me fileto. Këto funde me fileto ekzistojnë me elementë izolues metalikë dhe jo-metalikë. Për qëllime të bashkimit me tuba, gypa, pajisje lidhëse ose valvola, fundet me fileto kanë një gamë madhësish nga 1/8" deri në 4".
Rakorderitë përshtatëse (adaptor fittings) për përdorim me tuba bakri mund të kombinojnë funde të shkurtra për ngjitje kapilare me funde pajisjesh të përcaktuara në pjesët e tjera të EN 1254.
Rakorderitë kapilare me funde të shkurtra për saldim mund të kenë gjithashtu lidhje fundore me fllanxha sipas EN 1092-3.
Rakorderitë mund të prodhohen me përpunim mekanik, formim metali, derdhje ose fabrikim.
Produktet e mbuluara nga ky dokument synohen të përdoren në:
a) aplikime me lëngje:
- ujë i nxehtë, i ftohtë ose i kombinuar i nxehtë dhe i ftohtë, duke përfshirë sistemet sipas EN 806;
- sisteme ngrohjeje të mbyllura sipas EN 12828;
- sisteme ftohjeje;
- sisteme kullimi;
- sisteme mbrojtjeje nga zjarri duke përfshirë sistemet e spërkatësve (sprinkler) sipas EN 12845;
- sisteme frigoriferike (ftohjeje);
- sisteme furnizimi për pikat e konsumit me karburante të lëngshme sipas EN 12514.
b) aplikime me gaz:
- sisteme të gazit natyror dhe gazit të lëngshëm të naftës (LPG) me presion maksimal funksionimi më të vogël ose të barabartë me 5 bar sipas EN 1775;
- sisteme tubacionesh gazi me presion funksionimi që kalon 0,5 bar për instalimet industriale dhe që kalon 5 bar për instalimet industriale dhe jo-industriale sipas EN 15001-1;
- sisteme ajri të kompresuar;
- sisteme gazi mjekësor sipas EN ISO 7396;
- sisteme frigoriferike (ftohjeje).

Life cycle

PREVIOUSLY

PUBLISHED
SSH EN 1254-5:1998

NOW

PUBLISHED
SSH EN 1254-5:2021
60.60 Standard published
25 nën 2025

Related project

Adopted from EN 1254-5:2021 IDENTICAL