Publikuar
Ky dokument specifikon karakteristikat e produktit, metodat e vlerësimit, kriteret e konformitetit të rezultateve të testimit dhe një sistem përcaktimi për rakorderitë me shtypje për t'u lidhur me tuba bakri. Rakorderitë me shtypje kanë elementë izolues (guarnicione) - metalikë dhe/ose jo-metalikë të quajtur jo-manipulues (referuar zakonisht si tipi A) dhe pa elementë izolues, të quajtur manipulues (referuar zakonisht si tipi B). Për qëllime të bashkimit të tubave të bakrit, fundet e rakorderive kanë një diametër nominal nga 6 mm deri në 108 mm. Rakorderitë me shtypje janë projektuar për një jetëgjatësi shërbimi deri në pesëdhjetë vjet.
Rakorderitë përdoren deri në temperaturat e funksionimit dhe presionet maksimale përkatëse të funksionimit siç tregohet në Shtojcën A.
Ky dokument zbatohet për rakorderitë nga lidhjet e bakrit. Një listë jo-shteruese e këtyre lidhjeve të bakrit është dhënë në CEN/TS 13388.
Fundet e rakorderive me shtypje, Tipi A, përdoren me tuba bakri sipas EN 1057 në të gjitha kushtet e fortësisë së materialit.
Rakorderitë me shtypje, Tipi A, mund të kërkojnë një mbështetje të brendshme kur përdoren me tuba bakri R220 (të pjekur/të zbutur) dhe duhet kërkuar këshilla e prodhuesit.
Fundet e rakorderive me shtypje, Tipi B, përdoren me tuba bakri R220 (të pjekur/të zbutur) ose R250 (gjysmë të fortë) sipas EN 1057.
Rakorderitë me shtypje, Tipi B, mund të përdoren me tuba bakri R290 (të fortë) dhe duhet kërkuar këshilla e prodhuesit.
Rakorderitë me shtypje, përshtatëse (adaptor fittings) për përdorim me tuba bakri mund të kombinojnë funde me shtypje me funde rakorderish të përcaktuara në pjesët e tjera të EN 1254.
Rakorderitë me shtypje për përdorim me tuba bakri mund të kenë gjithashtu lidhje fundore me fllanxha sipas EN 1092-3.
Rakorderitë me shtypje për përdorim me tuba bakri mund të kenë gjithashtu një veshje sipërfaqësore të ngjitur ose dekoracion tjetër.
Rakorderitë me shtypje mund të prodhohen me përpunim mekanik, formim metali, derdhje ose fabrikim.
Produktet e mbuluara nga ky dokument synohen të përdoren në:
a) aplikime me lëngje:
- ujë i nxehtë, i ftohtë ose i kombinuar i nxehtë dhe i ftohtë, duke përfshirë sistemet sipas EN 806;
- sisteme ngrohjeje të mbyllura sipas EN 12828;
- sisteme ftohjeje.
b) sisteme kullimi:
- sisteme mbrojtjeje nga zjarri duke përfshirë sistemet e spërkatësve (sprinkler) sipas EN 12845;
- sisteme furnizimi për pikat e konsumit me karburante të lëngshme sipas EN 12514.
c) aplikime me gaz:
- sisteme të gazit natyror dhe gazit të lëngshëm të naftës (LPG) me presion maksimal funksionimi më të vogël ose të barabartë me 5 bar sipas EN 1775;
- sisteme ajri të kompresuar.
PUBLISHED
SSH EN 1254-2:1998
PUBLISHED
SSH EN 1254-2:2021
60.60
Standard published
25 nën 2025