DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

SSH EN 1254-1:2021

Bakër dhe lidhje bakri - Rakorderi hidraulike - Pjesa 1: Rakorderi kapilare për tuba bakri të salduara me aliazh të butë ose të fortë

Copper and copper alloys - Plumbing fittings - Part 1: Capillary fittings for soldering or brazing to copper tubes

General information

60.60     25 nën 2025

95.99   

DPS

DPS/KT 74

European Norm

23.040.40  

Scope

Ky dokument specifikon karakteristikat e produktit, metodat e vlerësimit, kriteret e konformitetit të rezultateve të testimit dhe një sistem përcaktimi për rakorderitë me funde për saldim kapilar me material mbushës (të fortë ose të butë), për t'u lidhur me tuba bakri p.sh. EN 1057, EN 13348, EN 13349, EN 12735-1, EN 12735-2 etj. Për qëllime të bashkimit të tubave të bakrit, fundet e rakorderive kanë një diametër nominal nga 6 mm deri në 108 mm. Këto funde të rakorderive janë në tri forma: rakorderi me fole femër mashkull (end feed) dhe rakorderi me unazë integrale për saldim (të fortë ose të butë). Rakorderitë janë projektuar për një jetëgjatësi shërbimi deri në pesëdhjetë vjet.
Rakorderitë përdoren deri në temperaturat e funksionimit dhe presionet maksimale përkatëse të funksionimit siç tregohet në Shtojcën A.
Ky dokument zbatohet për rakorderitë prej bakri dhe lidhjeve të tij. Një listë jo-shteruese e këtyre lidhjeve të bakrit është dhënë në CEN/TS 13388.
Rakorderitë kapilare për saldim me tuba bakri përdoren me lidhje saldimi të butë në përputhje me lidhjet e specifikuara në EN ISO 9453 dhe lidhje saldimi të fortë në përputhje me lidhjet e specifikuara në EN ISO 17672
Rakorderitë përshtatëse (adaptor fittings) për përdorim me tuba bakri mund të kombinojnë funde saldimi kapilar të forta ose të buta me funde rakorderish të përcaktuar në pjesët e tjera të EN 1254.
Rakorderitë kapilare me mbushës të fortë ose të butë mund të kenë gjithashtu lidhje fundore me fllanxha sipas EN 1092-3.
Rakorderitë kapilare me mbushës të fortë ose të butë mund të kenë gjithashtu veshje sipërfaqësore të ngjitur ose dekoracione të tjera.
Rakorderitë mund të prodhohen me përpunim mekanik, formim metali, derdhje ose fabrikim .
Produktet e mbuluara nga ky dokument synohen të përdoren në:
a) aplikime me lëngje:
- ujë i nxehtë, i ftohtë ose i kombinuar i nxehtë dhe i ftohtë, duke përfshirë sistemet sipas EN 806;
- sisteme ngrohjeje të mbyllura sipas EN 12828;
- sisteme ftohjeje;
- sisteme kullimi;
- sisteme mbrojtjeje nga zjarri duke përfshirë sistemet e spërkatësve (sprinkler) sipas EN 12845;
- sisteme frigoriferike (ftohjeje);
- sisteme furnizimi për pikat e konsumit me karburante të lëngshme sipas EN 12514.
b) aplikime me gaz:
- sisteme të gazit natyror dhe gazit të lëngshëm të naftës (LPG) me presion maksimal funksionimi më të vogël ose të barabartë me 5 bar sipas EN 1775;
- sisteme tubacionesh gazi me presion funksionimi që kalon 0,5 bar për instalimet industriale dhe që kalon 5 bar për instalimet industriale dhe jo-industriale sipas EN 15001-1;
- sisteme ajri të kompresuar;
- sisteme gazi mjekësor sipas EN ISO 7396;
- sisteme frigoriferike (ftohjeje).

Life cycle

PREVIOUSLY

PUBLISHED
SSH EN 1254-1:1998

NOW

PUBLISHED
SSH EN 1254-1:2021
60.60 Standard published
25 nën 2025

Related project

Adopted from EN 1254-1:2021 IDENTICAL