Publikuar
Ky dokument përcakton kërkesat për sigurinë, rezistencen dhe qëndrueshmërinë e të gjitha llojeve të ndenjëseve jorezidenciale që synohen të përdoren nga të rritur me peshë jo më shumë se 110 kg, përfshirë karriget për vizitorë në zyrë.
Ky dokument nuk zbatohet për:
ndenjëset e radhitura në shkallë (ranked seating),
karriget e punës në zyrë,
karriget për institucione arsimore,
ndenjëset për përdorim të jashtëm,
dhe për mekanizmat e lidhjes së karrigeve të bashkuara, për të cilat ekzistojnë standarde të tjera evropiane.
Gjithashtu, ky dokument nuk zbatohet për karrige pune për përdorim industrial.
Ky dokument nuk përfshin kërkesa për qëndrueshmërinë e materialeve të tapicerisë, rrotave, mekanizmave të shtrirjes ose lëkundjes, dhe mekanizmave për rregullimin e lartësisë së sediljes.
Gjithashtu, ky dokument nuk përfshin kërkesa për qëndrueshmëri ndaj vjetërimit, degradimit apo djegshmërisë.
Nuk përfshin as kërkesa për siguri elektrike.
Shtojca A (normative) përmban metodat e testimit për bllokimin e gishtave dhe forcat prerëse e shtypëse.
Shtojca B (normative) përmban një test qëndrueshmërie anësore të sediljes në pikat D-G.
Shtojca C (normative) përmban një metodë testimi për qëndrueshmërinë e mbështetëses së këmbëve.
Shtojca D (normative) përmban mënyrën e përcaktimit të pikës së ngarkesës së sediljes për ndenjëset me material fleksibël të varur.
Shtojca E (informative) përmban teste shtesë për qëndrueshmëri nga goditja.
Shtojca F (informative) përmban informacion mbi nivelin e ashpërsisë së testeve në lidhje me fushat e aplikimit.
Shtojca G (informative) përmban dimensione të rekomanduara për karriget jorezidenciale.
Shtojca H (informative) përmban një arsyetim për përdorimin e karrigeve me një kolonë qendrore.
PUBLISHED
SSH EN 16139:2025
60.60
Standard published
9 tet 2025