Publikuar
ISO 21930:2017 përcakton parimet, specifikimet dhe kërkesat për hartimin e një deklarate mjedisore të produktit (EPD) për:
produkte dhe shërbime ndërtimi,
elemente ndërtimi,
sisteme teknike të integruara që përdoren në çdo lloj vepre ndërtimore.
Ky standard plotëson ISO 14025 duke dhënë kërkesa specifike për EPD-të e produkteve dhe shërbimeve të ndërtimit.
ISO 21930:2017 vendos një grup kërkesash bazë që konsiderohen si rregullat kryesore të kategorisë së produktit (PCR) për zhvillimin e një EPD-je për çdo produkt ose shërbim ndërtimi.
Në cilësinë e dokumentit bazë PCR për produktet e ndërtimit, elementet ndërtimore dhe sistemet teknike të integruara, ai:
a) përfshin rregullat për llogaritjen e analizës së inventarit të ciklit jetësor (LCI), treguesit mjedisorë të paracaktuar dhe rezultatet e vlerësimit të ndikimit të ciklit jetësor (LCIA) që raportohen në EPD,
b) përshkruan cilat faza të ciklit jetësor merren në konsideratë për një lloj të caktuar EPD-je, cilat procese përfshihen në këto faza dhe si ndahen fazat në module informacioni,
c) përcakton rregullat për zhvillimin e skenarëve,
d) përfshin rregullat për raportimin e informacionit mjedisor dhe teknik përkatës që nuk mbulohet nga LCA,
e) përcakton elementet bazë që duhet të përfshihen në një EPD,
f) vendos strukturën e një raporti projekti,
g) përcakton kushtet në të cilat produktet e ndërtimit mund të krahasohen mbi bazën e informacionit të dhënë në një EPD,
h) jep kërkesa dhe udhëzime mbi PCR-të për nën-kategori të produkteve të ndërtimit,
i) përfshin kërkesa të detyrueshme dhe të pandryshueshme për çdo PCR të bazuar në këtë dokument.
EPD-të për produktet e ndërtimit, siç përshkruhet në këtë dokument, janë kryesisht me synim për përdorim në komunikimin B2B (biznes më biznes), por përdorimi i tyre në B2C (biznes me konsumator) nuk përjashtohet, nëse plotësohen disa kushte. Për EPD-të e destinuara për B2C, duhet të referoheni në ISO 14025 (shih 5.4).
Ky dokument nuk mbulon vlerësimin e ndikimeve sociale dhe ekonomike në nivel produkti.
Shënim 1: Në këtë dokument, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe, termi produkt ndërtimi përdoret për çdo mall ose shërbim të lidhur me veprat e ndërtimit.
Shënim 2: Montimet ndërtimore, elementet e ndërtimit dhe sistemet teknike të integruara, të inkorporuara brenda veprave ndërtimore, mund të konsiderohen si produkte ndërtimi.
PUBLISHED
SSH ISO 21930:2017
60.60
Standard published
30 sht 2025