Publikuar
Ky dokument përcakton parimet e përgjithshme të projektimit të mjedisit të ndërtesësave me qëllim arritjen e një mjedisi cilësor për përdoruesit dhe të qëndrueshëm. Ky dokument promovon një qasje në të cilën palët e ndryshme të përfshira në projektimin e mjediseve të ndërtesës bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të ofruar një mjedis me cilësi të lartë.
Procesi i projektimit synon të arrijë sa vijon:
- të trajtojë çështjet që lidhen me qëndrueshmërinë gjatë gjithë ciklit jetësor të ndërtesës, përfshirë kostot e zotërimit dhe operimit në të gjitha fazat e procesit të projektimit;
- të vlerësojë projektin e propozuar me kritere racionale për mjedisin termik, akustik dhe vizual, cilësinë e ajrit të brendshëm, efiçencën e energjisë dhe performancën e sistemeve teknike të ndërtesës në çdo fazë të projektimit;
- të përdorë një proces projektimi iterativ, në të cilin çdo fazë projektimi i nënshtrohet rishikimit dhe vendimmarrjes përpara se të vazhdohet në fazën tjetër të projektimit.
Projektimi i mjedisit të ndërtesës përfshin jo vetëm projektimin arkitektonik të lidhur me cilësinë e mjedisit, por edhe projektimin e sistemeve të ndërtesës, përfshirë metodat efektive të kontrollit.
Ky dokument është i zbatueshëm për projektimin e mjedisit të ndërtesës si për ndërtimet e reja, ashtu edhe për rinovimin e ndërtesave ekzistuese.
PUBLISHED
SSH ISO 16813:2024
60.60
Standard published
30 sht 2025